Grubi: Struga e sotme është rezultat i Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në Panel diskutimin me temë: “….pas Marrëveshjes së Ohrit”, nën organizim të komunës së Strugës në bashkëpunim me ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi theksoi e me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit janë organizuar një sërë ngjarjesh kushtuar këtij dokumenti që solli paqen në vend dhe avancoi të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike. Ai më tej tha se Komuna e Strugës është rezultat i Marrëveshjes së Ohrit dhe sot fal këtij dokumenti kemi komuna më të fuqishme dhe më të zhvilluara. “Duke ardhur këtu rrugës po lexoja, po hulumtoja pak rreth situatës për miratimin e Ligjit për ndarjen territoriale, dhe nëse ju kujtohet banorëve të Strugës protestat, rreth 20.000 njerëz kishin dalë në rrugë, në rrugët e Shkupit për të protestuar kundër Ligjit për ndarjen territoriale, ndërsa diku mbi 2000 qytetarë kishin ardhur këtu para selisë së Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për ta ngujuar ministrin e atëhershëm të mbrojtjes, z. Vllado Buçkovski për arsye se refuzonin ndarjen e re territoriale të qytetit të Strugës, përfshirjen të komunave rurale përreth në mënyrë që shumica shqiptare për herë të parë të merr dhe të qeverisë me komunën e Strugës. Por, nga perspektiva e sotme, pra 20 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, apo 17 vite pas ndarjes territoriale ose 16 vite pas zgjedhjeve të para lokale ku u zgjodh Ramizi dhe u zëvendësua Romeo, më tregoni a ishte më mirë atëherë apo është më mirë sot? Nga kjo perspektivë nga e cila ne mund të gjykojmë me dallim kohor 15 vjeçar nga zgjedhjet, 16 vjeçar nga ndarja territoriale dhe 20 vjeçare nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit. Nuk ndodhi asnjë gjë me Strugën, as Struga nuk shkoi në Shqipëri, as Struga nuk u bashkua me ndonjë komunë tjetër, por përkundrazi u demonstrua që një shqiptar në një komunë me shumicë shqiptare mund të menaxhojë shumë mirë me komunën dhe të jetë kryetar komune edhe për shqiptarët edhe për maqedonët, edhe për turqit edhe për romët, të gjitha komunitetet të cilat jetojnë këtu”, tha Grubi. Zëvendëskryeministri i parë Grubi, mes tjerash para të pranishmëve në këtë Tryezë theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e pushtetit lokal në realizimin e projekteve të shumta që përmirësojnë kushtet për jetë të qytetarëve. “Ne në Qeveri kemi energji jashtëzakonisht të madhe së bashku me Komunat të realizojmë projekte të shumta, si Korridori 8, i cili Strugës do ti ndihmojë në mënyrë shumë të veçantë dhe tashmë me kënaqësi ju lajmëroj se Ligji tashmë ka kaluar në Kuvend, Qeveria javën e kaluar e solli vendimin për ta obliguar ndërmarrjen e rrugëve për të shpallë tenderin për përzgjedhjen e kompanisë e cila do të bëjë mbikëqyrjen dhe konsulencën për arritjen e marrëveshjes. Vlerësoj se ky është një projekt, ndoshta jo një projekt dekade por do ta kisha quajtur edhe projekt shekullor. Pas realizimit të këtij, shpresojmë që gurëthemeli të vëndohet brenda këtij viti, gati se në nëntor të këtij viti dhe të përfundojnë punime në vitin 2024, ndërsa degëzimi deri në Qafë Thanë deri në vitin 2025 sipas parashikimeve të Bechtelit. Pastaj sfidën e rradhës lidhjen hekurudhore prej Kërçovës e deri në kufirin me Shqipërinë, me ç’rast do e vëmë në përdorim edhe portin e Durrësit për tregun tonë këtu në tregun e Maqedonisë së Veriut. Vlerësoj se janë lajme shumë të mira, lajme të cilat ndoshta nuk i kemi trajtuar fare në 10 vjeçarin apo 20 vjeçarin e fundit, ndoshta pak edhe nga droja për të ndërruar shumë e gjatë, por ama tashmë vlerësoj se pas rrumbullakësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe pjesës normative të saj duhet ta gjejmë guximin dhe dijen për tu përballuar me projekte kaq të mëdha, kaq ambicioze, kaq të pabesueshme siç ishin për qytetarët e vendit tonë, por jam i bindur se janë të realizueshme”, ka thënë Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…