Bekteshi takoi gastronomët: prioritet shëndeti i qyterarëve, ti respektojmë protokollet që të ulet numri i të infektuarve

Pas vendimeve të mbrëmshme të Qeverisë, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka takuar përfaqësues të ndryshëm nga sektori i gastronomisë. Gjatë takimit është diskutuar për protokolet dhe vendimet e reja të Qeverisë nga seanca e mbrëmshme.   Bekteshi pas takimit ka deklaruar se kishin një mbledhje shumë konstruktive ku janë dakorduar se prioritet mbi prioritetet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe se duhet të respektohen protokollet të cilat janë në fuqi, që pikërisht gjatë periudhës që vijon të zvogëlohet edhe numri i të infektuarve dhe rasteve me COVID-19, dhe ti jepet hapësirë edhe Qeverisë edhe Komisionit për sëmundje infektive që mos të miratojë masa të reja restriktive.   Ministri Bekteshi ka falënderuar të gjithë sektorin e gastronomisë për mirëkuptimin që kanë shprehur dhe ka  siguruar se si Ministri e Ekonomisë do ti mbmbështesin me masa të reja nëse do të ketë nevojë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…