100 harmonizime me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, për më pak se një vit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, informoi se vitin e kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut në 100 raste i është bashkëngjitur Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë  të BE-së. “Praktikisht, prej dje, me bashkëngjitjen e fundit, Republika e Maqedonisë së Veriut në 100 raste i është bashkëngjitur Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, për më pak se një vit, ose më saktë, nga shtatori i vitit të kaluar, kur unë e mora përgjegjësinë për të qenë në krye të diplomacisë. Me këtë, shkalla e harmonizimit në periudhën e theksuar është rritur mbi 95%, që paraqet një rritje prej 3% krahasuar me raportin e fundit të Komisionit Evropian, kur ishte 92%. Synimi im është që sa më parë kjo përqindje të arrijë në 100% si shprehje orientimit tonë politik të qartë dhe të jashtëm drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike”, theksoi Osmani.   Duke folur për instrumente përmes të cilave i zhvillojmë marrëdhëniet e partneritetit me vendet anëtare të BE-së, Osmani e theksoi qëndrimin parimor të pozitës sonë, si demonstrim plotësues i seriozitetit evropian në udhëheqjen e politikës sonë të jashtme, pikërisht në një kohë kur vendi ballafaqohet me një pengesë tejet serioze, por edhe jo parimore për të përparuar në integrimet evropiane. “Në një kohë kur edhe vet Bashkimi Evropian nuk arrin të sigurojë konsensus për vazhdimin e integrimit tonë evropian, ne ia bëjmë me dije se jemi partner të fuqishëm dhe parimorë, dhe se në aspekt të orientimit tonë  evropian ne nuk kemi dilemë se jemi pjesë e Evropës dhe se i përkasim Unionit. Republika e Maqedonisë së Veriut është duke u bërë pika më e fuqishme e mbrojtjes dhe e promovimit të vlerave euroatlantike në rajon, prandaj, me të drejtë konsiderojmë se është koha që edhe Bashkimi Evropian ta tregojë qëndrimin e tij, kur është fjala për integrimet tona evropiane. Ne realizuam, tani është radha e BE-së”, përfundoi Osmani. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…