Nuredini: Vodno më në fund u bë një zonë e mbrojtur dhe mori mbrojtje të integruar

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mali Vodno, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, më në fund mori statusin e një zone të mbrojtur në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e natyrës, duke u bërë kështu një zonë e mbrojtur.”Mali Vodno ka pritur për një kohë të gjatë marrjen e statusit të një zone të mbrojtur në përputhje me legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e mjedisit jetësor, i cili është mjeti i vetëm për të mundësuar një mbrojtje të tillë ligjore të integruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar shumë për të përmbushur detyrimin tonë për të rivlerësuar dhe shpallur zonat e mbrojtura si Ministri dhe kemi bërë çmos për të siguruar mbrojtje maksimale në përputhje me ligjin. Tani pason procesi i përgatitjes së akteve të nevojshme dhe plani për menaxhimin e masave konkrete, për të cilat do të ketë gjithashtu një proces konsultimi publik dhe ftoj ekspertët dhe të gjithë publikun të marrin pjesë në operacionalizimin e kësaj mbrojtjeje në mënyrë të duhur”- tha Nuredini me rastin e sjelljes së vendimit.Shpallja e një pjese të Vodnos si zonë e mbrojtur në përputhje me rregulloret kombëtare do të mundësojë: mbrojtje, ruajtje dhe përdorim të qëndrueshëm të vlerave natyrore, Qyteti i Shkupit është caktuar si subjekt menaxhues që do të kujdeset për zonën, dhe do të miratohet një Plan Menaxhimi në të cilin do të përcaktohen të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e natyrës, dhe veçanërisht masat për menaxhimin e hapësirës dhe krijimin e një sistemi masash dhe aktivitetesh për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, përfshirë masat për mbrojtjen nga erozioni.Duke njohur rëndësinë e jashtëzakonshme të Malit Vodno dhe funksionet e tij të shumta për vendbanimet përreth dhe Qytetin e Shkupit, pas konsultimeve të gjera publike dhe harmonizimit të propozimit, vendimi u ndryshua. Ky vendim parashikon përgatitjen e një Plani Hapësinor të zonës, duke siguruar përmbushjen e detyrimit të vetëqeverisjes lokale për përcaktimin e kufijve të zonave erozive, si dhe ndalimin e ndërtimit të ndërtesave të reja, zgjerimin dhe azhurnimin e atyre ekzistuese dhe zgjerimin e shtrirjes urbane të vendbanimeve në territorin e zonës së mbrojtur – Vodno.  “Është e rëndësishme që Vodno morri mbrojtjen në përputhje me legjislacionin ekzistues, dhe ndërkohë, nëse zhvillohet një ide e re për mbrojtje dhe rregullim më të mirë, ajo gjithmonë mund të propozohet dhe votohet shtesë nga Kuvendi” tha Nuredini.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…