Bekteshi: Do të zvogëlohet numri i anëtarëve në Këshillat drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, për herë të parë do të zgjidhen kuadro të reja përmes thirrjes publike

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e djeshme miratoi Propozim ligjin për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me të cilin ulet numri i anëtarëve në këshillet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike. Sipas zgjidhjes së re ligjore, numri i anëtarëve të këshillëve drejtuese zvogëlohet nga 15 anëtarë aktualë në 7 anëtarë, ndërsa  5 në komunat më të vogla, si dhe numri i anëtarëve në këshillet mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike zvogëlohet nga 5 sa janë aktualisht në 3 anëtarë, njoftoi kështu ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook. Gjithashtu me ndryshimet e bëra, rregullohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të bkëshillëve drejtues dhe mbikëqyrës si dhe shuma apo lartësia e kompensimit. Rregullorja e re gjithashtu duhet të përmirësojë edhe përzgjedhjen e kuadrove  për pozicionet e  caktuara, si dhe të vendosë rend në lartësinë e kompensimit të marrë nga anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës. Propozim ligji për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike përcakton transparencë në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, si dhe meritë procedurën në përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve. Sipas zgjidhjes ligjore, për herë të parë bëhet obligim ligjor publikimi i thirrjes publike për anëtarët e këshillavedrejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike në ueb faqet e Qeverisë, gjegjësisht komunës ose Qytetit të Shkupit si dhe në ueb faqen e vet ndërmarrjes publike tre muaj para skadimit të mandatit të përbërjes aktuale. Të gjithë qytetarët që plotësojnë kërkesat ligjore për anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës do të mund të aplikojnë në thirrjen publike. Me propozimin e ndryshimeve ligjore pritet të rritet profesionalizmi në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të ndërmarrjeve publike. Përmes ndryshimeve në Ligjin për Ndërmarrjet Publike përforcohen kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e ardhshëm të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në fushën e arsimit dhe përvojës së punës. Gjithashtu si detyrim ligjor është cekur edhe krijimi i një Komisioni për seleksionim, i cili në mënyrën më transparente do të kryejë procedurën e përzgjedhjes të të gjithë kandidatëve të paraqitur. Përveç kësaj, Propozim ligji parasheh edhe kushtet për shkarkimin e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike. Këto ndryshime pritet të rrisin efikasitetin e funksionimit të ndërmarrjeve publike dhe të zvogëlojnë çdo ndikim politik në përzgjedhjen e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, si dhe do të mundësojnë menaxhim dhe mbikëqyrje më efikase të punës së ndërmarrjeve publike, dhe me këtë do të ndikoj edhe në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…