Nuredini: Filloi ndërtimi i kolektorit fekal, kanalizimeve fekale dhe atmosferike për Bllokun Urban 21 në Gostivar

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u takuan me përfaqësuesit e kontraktorit dhe inspektimit për projektin Ndërtimi i kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar. Pas takimit, ata vizituan vendin nga i cili do të fillojnë punimet ndërtimore.  Gjatësia e përgjithshme e kolektorit fekal është rreth 4.7 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrjetit të kanalizimeve për Bllokun Urban 21 është rreth 2.8 km. dhe duhet t’u shërbejë 2720 banorëve të bllokut Urban 21 në qytetin e Gostivarit  Projekti gjithashtu parashikon ndërtimin e kanalizimeve atmosferike me një gjatësi prej 2.4 km.   Vlera e përgjithshme e projektit në përputhje me kontratën e lidhur është rreth 130 milion denarë, të siguruara nga Buxheti i Ministrisë. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…