Edhe një hap para në procesin e digjitalizimit

Edhe një hap para në procesin e digjitalizimit📲Digjitalizimi i shërbimeve është proces tejet i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Isha prezent në qytetin e Ohrit, ku promovuam qendrën “Një pikë për shërbime”. Ky është një investim direkt i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe synojmë që kjo qendër të shndërrohet në një lokacion shumë të frekuentuar ku qytetarët e Ohrit do të marrin shërbimet e kërkuara.Për momentin ofrojmë 62 shërbime direkte, jemi ndërmjetësues për mbi 65 shërbime dhe ofrojmë mbi 800 informacione të nevojshme për marrjen e shërbimeve.Kjo është qendra e pestë me radhë që hapim pas atyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir.✅Ne nuk do ndalojmë këtu. Planifikojmë të hapim qendra të ngjajshme në të gjitha qytetet e vendit. Për momentin jemi në bisedime me Postën e Maqedonisë, në lidhje me këtë projekt, për të shfrytëzuar zyrat dhe kapacitetet e filialeve të Postës së Maqedonisë, ku si rrjedhojë do kemi mundësi të hapim zyrat tona “Një pikë për shërbime” në të gjitha Komunat e vendit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…