Osmani në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO -s, në nivel të Ministrave të Jashtëm. Takimi u mbajt përmes video -konferencës dhe iu kushtua situatës në Afganistan. Gjatë diskutimit u shkëmbyen mendime dhe konsultime mbi rolin dhe aktivitetet e ardhshme të NATO -s pas zhvillimeve të fundit në Afganistan. Ministrat theksuan nevojën për evakuim të përshpejtuar të qytetarëve të shteteve anëtare dhe vendeve partnere, si dhe qytetarëve afganë të cilët janë angazhuar nga NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare gjatë 20 viteve të fundit dhe që duan të largohen nga vendi, me të cilin do të eliminoheshin kërcënimet potenciale nga përshkallëzimi i krizës humanitare. Në këtë drejtim, Ministri informoi për vendimin e Qeverisë për pranimin në kohë të civilëve nga Afganistani, të cilët ishin pjesë e misioneve humanitare dhe bashkëpunuan me aleatët e NATO -s.Në diskutime u shprehën pritshmëritë që talebanët t’u përmbahen detyrimeve dhe të mos lejojnë mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar,  dhe se në vend do të sigurojnë të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët. Përndryshe, ata do të përballen me sanksione dhe izolim ndërkombëtar. Ministri Osmani u përpoq që fokusi i Aleancës edhe më tutje të të vendoset mbi aspektin humanitar dhe si parësore e theksoi nevojën për vazhdimin e operacionit të evakuimit. “Në koordinim të ngushtë me aleatët, me sukses evakuuam shtetas tanë në Afganistan, për çka dua të ju falënderoj për ndihmën. Ne ende mendojmë se ky duhet të jetë misioni ynë kryesor, për të siguruar largimin e sigurt të të gjithë qytetarëve tanë nga Afganistani. Evakuimi i stafit lokal afgan dhe familjeve të tyre që kanë punuar me ne në 20 vitet e fundit është po aq i rëndësishëm”, theksoi Osmani.Sa i përket angazhimeve të ardhshme të Aleancës, Osmani bëri thirrje për t’u përqëndruar në trajtimin e kërcënimit të nxitjes së terrorizmit ndërkombëtar nga Afganistani, si dhe sigurimin e të drejtave të barabarta për qytetarët afganë. Një deklaratë e përbashkët u lëshua nga takimi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…