Ministri Bekteshi takoi ambasadorin japonez Savada: Ka mjaft hapësirë për rritjen e tregtisë dhe investimeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Hironori Savada. Ministri i uroi ambasadorit mandat të suksesshëm në vendin tonë dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm. Në takim u konstatua se ka një zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, për të cilat janë identifikuar mundësi për përmirësim të mëtejshëm. Në këtë drejtim, ministri Bekteshi theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, veçanërisht forcimin e tregtisë dypalëshe dhe rritjen e investimeve japoneze në vend. Ministri Bekteshi informoi ambasadorin Savada për masat e ndërmarra nga Qeveria në periudhën e kaluar për mbështetje të ekonomisë në përballimin e pasojave negative të shkaktuara nga pandemia, dhe informoi se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në investimet në infrastrukturë dhe energjetikë veçanërisht në fushën e gazifikimit dhe burimeve të rinovueshme të energjisë. “Po punojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e kushteve për rritjen dhe zhvillimin e saj pasi të qetësohet pandemia, por gjithashtu të përdorim të gjitha anët negative si mundësi në periudhën që do të vijë.Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur punëtorët dhe ekonominë e përgjithshme, por edhe për të tërhequr investime. Për ne, bashkëpunimi me vende si Japonia është i një rëndësie të madhe, me të cilin vend ne kemi potencial të madh të pashfrytëzuar në fushën e tregtisë,” ceku  ministri Bekteshi. Në takim, u njoftua për përpjekje për një numër më të madh investimesh nga kompanitë japoneze në vend. Japonia është gjithashtu e angazhuar për mbështetje të fortë në fushën e ekonomisë dhe sociale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…