Osmani dhe Spasovski i promovuan stacionet bazë për dhënien e pasaportave jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në hapësirat e MPJ-së së bashku i promovuan stacionet bazë dhe mobile për përpunimin dhe dorëzimin e pasaportave të qytetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Përfundimisht, me vendosjen e këtyre stacioneve bazë në ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut tejkalohet problemi shumë-dekadësh që e kishte diaspora jonë dhe lehtësohet dhe shkurtohet shërbimi për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për këtë kategori të qytetarëve tanë. “Procedura e deritanishme për lëshimin e pasaportave mesatarisht ka zgjatur nga katër deri në pesë muaj, ndërsa analiza jonë tregon se në disa raste procedura ka zgjatur edhe mbi gjashtë muaj. Përkundër kohës, ajo paraqiste edhe shpenzime të mëdha, si për vetë qytetarët ashtu edhe për Ministrinë. Me vendosjen e stacioneve bazë përfaqësuesit e diasporës sonë do të kenë përfitime më të mëdha si në aspekt të kohës së nevojshme për këto aktivitete, ashtu edhe në aspekt të shpenzimeve financiare  lidhur me të, por njëkohësisht, do ta marrin produktin final, pasaportën në afat kohor prej dy-tri javësh”-theksoi Osmani.Me rastin e promovimit të përbashkët, Ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski theksoi:“Me qëllim që të realizohen sa më shpejtë dhe në mënyrë sa më efikase të drejtat e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë shtetit, me vendosjen e stacioneve bazë fikse do të mundësojmë pranimin e kërkesave të dokumenteve të udhëtimit në Përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe procesuimin e tyre në bazë ditore, duke kontrolluar të dhënat në kohë reale. Dhe, ajo që është më e rëndësishme- qytetarë të kënaqur, të cilët do të kenë qasje më të mirë në të drejtën për të marrë në kohë dokument personal, i cili i është i nevojshëm për realizimin e të drejtave në shtetin ku jeton! Ky është edhe një konfirmim se qëllimi ynë, si ministri, është që të jemi në shërbim për qytetarët, t’u mundësojmë shërbim efikas dhe ekonomik për nevojat e tyre. Me këtë do të zvogëlohen edhe turmat në sportelet e shërbimeve administrative gjatë muajve të verës në shtetin tonë, sepse qytetarët shërbimin e njëjtë do ta marrin në konsullatat tona në shtetet në të cilat banojnë”-tha ministri Spasovski. MPJ ka formuar pesë ekipe, të përbëra nga të punësuar në ministri, të cilët e përfundojnë trajnimin dhe instalimin e stacioneve bazë dhe mobile në ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisë së Veriut, të cilat konsiderohet se kanë më së shumti njerëz dhe kanë më së shumti nevojë për këto shërbime. Stacionet bazë do të instalohen në Mynih, Bon, Berlin, Bruksel, Bern, Vjenë, Lubjanë, Venecia, Londër, Stokholm, Nju Jork, Çikago, Toronto dhe Melburn. Instalimi i stacioneve bazë dhe mobile planifikohet që të përfundojë deri në fund të tetorit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…