Ministri Naser Nuredini së bashku me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, inspektuan ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në vendbanimin “Bregu i diellit” Teqe-Reçicë, i cili siguron ujë të pijshëm cilësor për popullatën vendase.“Qasja në ujë të pijshëm dhe të sigurtë është e drejtë e çdo individi. Shumë zona rurale përballen me çështjen furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësor, me çka të gjithë qytetarët duhet të kenë qasje të barabartë”, theksoi ministri Nuredini.Duke pasur njohuri që rrjeti ekzistues nuk ishte në gjendje të furnizojë sasi të mjaftueshme me ujë, nga që është ndërtuar pjesërisht dhe atë nga grupe individuale, Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor nga buxheti i këtij viti siguroi 12.868.557,00 denarë. Projekti është i paraparë të realizohet brenda 6 muajsh maksimalisht, gjithsesi bëhen përpjekje maksimale për realizim sa më të shpejtë. Me fondet e siguruara për projektin, do të vendoset rrjet me gjatësi të përgjithshme prej 4 949,51 metrash, ndërsa do të sigurohet sasi e ujit deri në 19.53 liter/sekond.Realizimi i suksesshëm i projekteve të tilla thelbësore nuk do mund të bëhet pa bashkëpunimin e ndërsjellët në mes pushtetit qendror dhe atij lokal.Ky nuk është projekti i vetëm për të cilin Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor siguron mjete. Gjegjësisht, nga buxheti i vitit 2020 për komunën e Tetovës u shpërndanë mjete finansiare me vlerë prej 7.500.000,00 denarë për projektin “Furnizimi i sistemit me ujë, me tuba për furnizimin me ujë nga burimi deri te akumulimi, për katër vendbanime në komunën e Tetovës: Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe, Poroj dhe Xhepçisht, në një gjatësi të përgjithshme prej 24 km.”Ministri Nuredini gjithashtu njoftoi që së shpejti pritet bëhet shpallja e projektit të madh, grant – mjete finansiare nga BE-ja, për sigurim të sistemit të centralizuar për grumbullimin e ujërave të zeza në komunen e Tetovës (Reçicë e vogel, Reçicë e madhe, Xhepçisht, Poroj dhe Falisht). Kjo do të arrihet përmes ndërtimit të rrjetit sekondar të kanalizimeve dhe ndërtimit të grumbulluesve kryesorë në impiantin për trajtimin e ujërave të zeza.Ne fund, Ministri theksoi që angazhimi i ministrisë nuk do të mbaron këtu, por në periudhën e ardhëshme do vazhdohet me projekte për ujësjellës dhe kanalzim në komunën e Tetovës dhe të gjitha komunat tjera, sepse uji i pastër i pijshëm dhe asgjësimi i ujërave të zeza komunale janë thelbi i një jete cilësore dhe një mjedisi të pastër.