Shaqiri: Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik harmonizohet me direktivat e BE-së

– Fondacioni “Metamorfozis” në kuadër të projektit të USAID -it për angazhim qytetar do t’i sigurojë asistencë teknike Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) për hartimin e Ligjit të ri për përdorimin e të dhënave të sektorit publik, i cili duhet të harmonizohet me direktivën përkatëse të BE -së.   “MSHIA në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozë, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve, në periudhën e ardhshme do të kryejë aktivitete për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik me direktivën e BE-së, mbi të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacioneve të sektorit publik. Me këtë rast do të analizohet ligji ekzistues për përdorimin e të dhënave, do të bëhet vlerësimi i ndikimit të rregullores në zgjidhjen e re ligjore, si dhe do të hartohet Ligji i ri duke përdorur njohuritë e ekspertëve dhe konsultimin me grupet e interesit”, informon ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z.Jeton Shaqiri.   MSHIA, po ashtu informon se tanimë – Fondacioni Metamorfozis ka shpall edhe thirrje për angazhimin e ekspertëve që do të angazhohen në përpilimin e ligjit në fjalë.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…