NUREDINI: Fillon ndërtimi për të siguruar një sistem për kullimin e ujërave të zeza komunale në komunën e Bogovinës

Pas inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në Gostivar, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, inspektuan aktivitetet ndërtimore për rrjetin e kanalizimeve në komunën e Bogovinës.”Ky projekt do të sigurojë një sistem për kullimin e ujërave të ndotura komunale për vendbanimet në Kamjan dhe Bogovinë, dhe është projektuar si një aktivitet trevjeçar me fonde të siguruara prej rreth 266 milion denarë nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)” tha ministri Nuredini. Në vendbanimin Kamjan, rrjeti i kanalizimeve do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km. Vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 123 milionë denarë, ndërsa në vendbanimin Bogovinë do të mbulojë 85 krahë me një gjatësi totale prej 28 km, dhe vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 143 milionë denarë.MMJPH vazhdimisht e mbështet komunën e Bogovinës me investime kapitale dhe sigurimin e burimeve financiare. Që nga viti 2019, përveç projektit të këtij viti, nga programet e MMJPH -së është financuar përgatitja e dokumentacionit dhe ndërtimi i ujësjellësi në fshatin Pirok në vlerë prej rreth 3 milion denarë, prokurimi i fidanëve dhe pemëve të tjera me vlerë rreth 1 milion denarë, projekti për transport dhe instalim të tubave të kanalizimeve fekale në fshatin Zherovjane në vlerë prej rreth 6 milion denarë.“Përpjekjet tona për një mjedis të shëndetshëm dhe një jetë të shëndetshme për të gjithë qytetarët nuk do të përfundojnë këtu, ne vazhdojmë të zbatojmë projekte në fushën e mjedisit jetësor në të gjitha komunat në vend”, tha në fund ministri Nuredini.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…