Sot Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi një takim miqësor dhe konstruktiv me znj. Elida Reci, punonjëse në Departamentin për çështje sociale dhe ekonomike të Kombeve të Bashkuara në New York, e cila mbulon zhvillimin dhe inovacionin në administratën publike. Njëkohësisht është edhe një nga 5 autorët e “UN E-government”. Përgjatë takimit zonja Reci shprehu vullnetin e saj për të ofruar mbështetje për qeverinë dhe Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë në reformat e administratës publike dhe digjitalizimin, duke u nisur nga fakti që këto janë objektivat kryesor të këtij mandati. Mbështetje e ngjajshme u është ofruar edhe shumë shteteve të tjera në mbarë globin. Ministri Shaqiri njoftoi znj. Reci për progresin e bërë në Reformën e administratës shtetërore dhe arritjet e deritanishme në procesin e digjitalizimit në vend, gjithashtu theksoi dhe synimet e MSHIA-së deri në fund të këtij mandati por edhe më larg. “Ne si institucion jemi gjithmon të hapur dhe të gatshëm për të pranuar sygjerime dhe këshilla, të cilat vetëm se do të ndihmojnë në çuarjen para të proceseve dhe reformave tona tashmë të nisura në administratën publike dhe në digjitalizim, prandaj ndihma dhe konsulenca e ofruar janë mëse të mirëpritura” shtoi Ministri Jeton Shaqiri. Vlen të theksohet se Maqedonia e Veriut do të jetë ndalesa e parë e kësaj iniciative në Ballkan. Ky takim ishte vetëm një pararojë dhe do i paraprijë takimeve të tjera të ardhshme. Në fund të implementimit të këtyre reformave dhe proceseve, qytetarët e këtij vendi do të jenë përfituesit më të mëdhenj.