Ali Ahmeti: Ftoj qytetarët të besojnë të blertën dhe të votojnë për listën fitimtare

Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë në qytetin e Gostivarit ku para të pranishmëve në fjalën e tij të rastit ka bërë rekapituimin e situatës në vend si dhe dhe të arriturat e vitit të kaluar, pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Ahmeti ka folur mbi situatën politike në vend përfshirë këtu kontestin me Bullgarinë si dhe përpjekjet për zgjdhijen e këtij problemi si dhe hapjen e rrugës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kryetari Ahmeti gjatë takimit me Këshillin e Përgjithshëm, ka bërë apel deri tek qytetarët që të dalin të votojnë dhe të bëhet pjesë e një fushate konstruktive, një fushate të denjë për zgjedhjet lokale. Më tej kryetari Ahmeti ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat e mriatuara nga autoritetet shëndetësore kundër virusit Covid 19, dhe njëkohësisht të vaksinohen, pasiqë është e vetmja alternative për tejkalimin e situates në të cilën gjendemi. Mes tjerave, Ahmeti para të pranishmëve, ka Apeluar deri tek qytetarët që të regjistrohen, proces ky që fillon nesër, e që është shumë i rëndësishëm për gjithë vendin.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…