Ali Ahmeti obligon kandidatët e BDI me 5 përbetime programore (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, sot ka shpalos platformën e re dhe pesë (5) përbetimet kryesore të cilave me doemos do t’i përmbahen kandidatët për kryetar të komunave.   Në vazhdim ju sjellim fjalimin integral të kryetarit z. Ali Ahmeti:   Të nderuar qytetarë, të dashur vëllezer e motra   Besoni tek e blerta!   Këtë ua thash bashkëpartiakëve të mi në takimin e djeshëm ndërsa sot juve ju them: ta realizojmë bashkë ëndrrën e blertë.   Fushata zgjedhore duhet të zbardhë se si kandidatët do ta zhvillojnë komunën e tyre edhe më shumë, si do të përfshijnë qytetarët edhe më tepër dhe se si do ta dëgjojnë zërin e tyre çdo ditë.   Ne tek BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës së dhënë dhe e veprës së realizuar. Andaj, u dakorduam me të gjithë kandidatët që ti përmbahemi agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës.   E blerta nënkupton qytete të pastërta, pa mbeturina rrugëve dhe lagjeve. E blerta do të thotë ujë i pastërt për pierje në të gjitha komunat. E blerta është ajër i pastërt për ne dhe për fëmijtë tanë.   E blerta të dashur miq është jetë. Por njëkohësisht nënkupton edhe infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastërt dhe të lirë për të gjithë qytetarët duke krijuar vende të qëndrueshme të punës për ti dhënë shtytje ekonomisë tonë.   Si rezultat i agjendës tonë të re, porosita kandidatët tanë për kryetar të komunave që në katër vitet vijuese detyra e tyre është që ti bëjnë komunat tona edhe më të mira, më të blerta për të jetuar në to.   Pikërisht kjo është agjenda e blertë. Është jetë, jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.   Bashkë, blertë, mençur, pastërt, drejtë dhe fer.   Ja kështu duam që komunat tona të qeverisen dhe më lejoni që të prezentoj garancën tonë të blertë për komunat tona më të cilën ne i detyrojmë kryetarët e komunave.   E para është Agjenda e blertë.   Që nënkupton investim në menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gasifikim, shtigje vrapimi dhe çiklizmi, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.   E dyta është: Agjenda dixhitale   Një administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht dixhitale.   E-komuna nënkupton edhe dixhitalizim të shkollave, internet të shpejtë, cilësorë dhe të lirë në të gjitha vendbanimet si dhe infrastrukturë përkatëse.   E treta është: Agjenda e derës së hapur   Kryetarët e komunave janë në shërbim të qytetarëve dhe komunat tona ju takojnë qytetarëve. Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për hallin e qytetarit. Të gjithë qytetarët do të kanë çasje të plotë tek kryetarët e komunave sepse komuna është e tyre.   E katërta është: Agjenda e përfshirjes së qytetarëve   Politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmën e tyre. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarje nënkupton që vendimet e mëdha nuk do të mirren nga rrethi i ngushtë drejtues i komunës, por nga ju, qytetarët. Të gjithë kryetarët e komunave tona obligohen të organizojnë referendum për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve.   Dhe e pesta është: agjenda zero   Të jesh i zgjedhur do të thotë të përfitosh besimin e qytetarëve. Kryetarët tanë të komunave do të sigurojnë dhe mbrojnë këtë besim me çdo kusht. Andaj, risia e këtyre zgjedhjeve është politika ZERO, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore.   Këto pesë përbetime të përgjithshme nuk janë vetëm një premtim zgjedhor i kandidatëve tanë për kryetarë të komunave por janë kodi jonë i ri i detyrueshëm i sjelljes. Jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Për këtë, do ti mbajm për fjale të gjithë kryetarët e komunave.   Rrugët tona i kemi zgjedhur gjithëmonë bashkë.   Sot po zgjedhim të blertën, po zgjedhim jetën sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe për brezat që vijnë.     Ju faleminderit.   Link video: https://we.tl/t-NCh0KrPiWZ

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…