BDI: Kujdesemi për Tetovën, 60 milionë denarë për pishinën dhe vendin për piknik

Kujdesi ndaj qytetarëve për një jetë më të mirë vazhdon edhe për banorët e komunës së Tetovës dhe Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se projektet të cilat janë realizuar dhe po realizohen në vazhdim janë pjesë e programit i cili duhet të zbatohet deri në fund.   Ndërtimi i vendit për piknik te lokacioni Banja e Tetovës, me qasje në infrastrukturën rrugore, rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i burimeve termominerale dhe instalimi i pajisjeve urbane, investim ky mes komunës së Tetovës dhe Agjencionit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, ku vlera e këtij projekti kap shumën prej 23.000.000.00 denarë, është një prej projekteve madhore që do të jetë në shërbim të banorëve të komunës së Tetovës dhe rrethinë. Ndërkohë që projekti tjetër është dhe Pishina e mbyllur në qendrën sportive. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se kjo pishinë ështp paraparë për të siguruar aktivitete shkollore, rekreative dhe sportive për stërvitje, por edhe për gara lokale në sportet e ujit, projekt ky i financuar nga Agjensionin për rini dhe sport dhe kap vlerën prej 37 milion denarë.   Pishina si objekt ka dimensione 20×30 m me një sipërfaqe prej 600 m2 me përmbajtje të:   – Aneks me dhomat e zhveshjes për burra dhe gra, tualete dhe dushe. Dhomë makinerie në të cilën ndodhen pajisjet hidro- termale të makinerisë. – Pjesa kryesore në të cilën është vendosur shtrati i pishinës me dimensione të gjatësisë 25 m, gjerësi 9 m dhe thellësi nga 0.80 m në 1.20 m. – Shtrati i pishinës është bërë me teknologjinë më të fundit të çelikut inox të petëzuar me membranë të fortë PVC.   Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se kujdesi ndaj qytetarëve dhe jetës më të mirë gjithmonë do të mbetet prioritet në program dhe realizimi i projekteve do të vazhdojë edhe më tej.  

Related posts

BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllime të thella për gjithë familjarët që humbën më të dashurit në tragjedinë që ndodhi në…

Zëvendëskryeministri i pare Grubi uron qytetarët me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi uron qytetarët me rastin e 8 Shtatorit –…

BDI uron qytetarët: Barazia është themeli i pavarësisë

30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe…