Ali Ahmeti apelon që qytetarët të bëhen pjesë aktive e Regjistrimit

Me rastin e fillimit të procesit të Regjistrimit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti apelon që të gjithë qytetarët të bëhen pjesë aktive e Regjistrimit i cili filloi sot. Regjistrimi në vend fillon sot dhe do të zgjasë deri më datë 30 Shtator, andaj për shkak të rëndësisë së këtij procesi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti apelon edhe njëherë që të vijohet me regjistrimin e të gjithë qytetarëve dhe amvisërive që vendi të ketë pasqyrë të qartë mbi popullatën në vend. Njëkohësisht, kryetari Ahmeti apelin e drejton edhe tek qytetarët tanë në diasporë që akoma nuk janë regjistruar, të njejtën gjë ta bëjnë për shkak se është proces shumë vital për qytetarët dhe mbarë vendin pasiqë si proces vazhdon ende deri në fund të muajit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…