Grubi: Koha për t’u regjistruar të gjithë

Sot, me rastin e fillimit të procesit të Regjistrimit i cili do të zgjasë deri në fund të muajit, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi fton qytetarët që masovikisht ti përgjijen regjistrimit duke marrë pjese dhe duke e përkrahur pa rezervë për shkak të rëndësisë së madhe që ka për të gjithë ne ky proces. Me këtë rast Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron që qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht ndërmarrjes statistikore dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa u regjistruar. Bashkë jemi më shumë. Ky proces ka filluar sot dhe do të mbarojë në fund të Shtatorit me sukses. Duke bërë thirrje për një regjistrim sa më masiv, Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka theksuar se bashkëqytetarë tanë që jetojnë në diasporë e që nuk e kanë kryer këtë obligim, të njejtën të vazhdojnë ta bëjnë sepse deri në fund të muajit mund të regjistrohen online ashtu siç janë regjistruar të tjerët deri më tani. Sipas Zëvendëskryeministrit të parë Grubi, diaspora duhet të vazhdojë të regjistrohet dhe me këtë të konfirmojë se është pjesë e vendit, pasiqë të gjitha sukseset i kemi të përbashkëta.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…