Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Presidentin Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi, Kryetarin e Shkupit Petre Shilegov, Ministrin Besimi, Nuredini dhe kolegë të tjerë, përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfaqësues të sektorit të biznesit vendor mori pjesë në konferencën e parë vjetore të organizuar nga Ministria e Financave në kuadër të Forumit Ekonomiko-Financiar mbi “Rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen pas Covid”. Ministri Bekteshi theksoi se në këtë kohë krize është shumë e rëndësishme të organizohen ngjarje të tilla ku të gjitha pasojat për ekonominë mund të diskutohen hapur. Në pjesën e parë të panelit, Bekteshi shpjegoi planet për të inkurajuar investimet në sektorin energjetik. “Si Qeveri, po punojmë sa më shumë për një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm, por edhe për plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, të cilat në kushte të tilla krize janë edhe më të rëndësishme për ne. Ministria e Ekonomisë në sektorin energjetik tashmë ka gjetur reforma të mëdha të harmonizuara me legjislacionin e “AKI-së “, me legjislacionin dhe direktivat e BE –së. Krizat nënkuptojnë mundësi veçanërisht për vendet në zhvillim, kështu që gjetëm disa mundësi të përfshirë drejtpërdrejt me sektori privat për të stimuluar investime të reja veçanërisht qendrat fotovoltaike dhe kështu me radhë, tha Bekteshi. Bekteshi më tej në panel theksoi se sektori energjetik së është një sektor shumë i rëndësishëm dhe se Maqedonia e Veriut do bëhet një vend tranzit përsa i përket transportit të gazit natyror. “Deri në fund të vitit në vendin tonë do të kemi mundësinë të kemi më shumë se njëqind e tridhjetë megavat energji fotovoltaike, e cila ishte mjaft e kufizuar nga modeli tarifor i mëparshëm jo më shumë se tetëmbëdhjetë megavat kapacitet duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut ka një kapacitet të madh në këtë sektor kështu që ne po përdorim të gjithë kapacitetin tonë. Maqedonia e Veriut do bëhet një vend tranzit përsa i përket transportit të gazit natyror jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por ne shpresojmë në të ardhmen e afërt edhe përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor. Kemi miratuar Ligjin e ri për efikasitet energjetik, strategjinë për ambient jetësor së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe parashikuam disa masa në lidhje me cilësinë e ndërtimit me qëllim të zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut dhe besojmë se me këtë ne mund të arrijmë qëllimin e transformimit të sektorit energjetik deri në vitin 2027, i cili është në përputhje me agjendën e Qeverisë, por edhe me agjendën e Bashkimit Evropian.” Ministri Bekteshi potencoi se pandemia kishte ndikim negativ në turizëm, por njëkohësisht ky sektor ishte më i mbështeturi nga Qeveria. “Turizmi me të vërtetë ka pësuar, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në nivel global, por është e rëndësishme të nënvizohet se së bashku me Odat Ekonomike dhe të gjithë palët e përfshira në Maqedoni, duke marrë parasysh të gjitha masat dhe pakot ekonomike që kemi siguruar për të mbështetur ekonominë se turizmi ishte sektori më i mbështetur në Maqedoninë e Veriut, edhe për një vend që ka kapacitet të kufizuar sa i përket tërheqjes së turistëve. Po punojmë në disa segmente në turizëm në mënyrë që të përmirësojmë së pari infrastrukturën, të zgjerojmë ofertën sa i përket fluturimeve, të kemi më shumë tur- operatorë, kështu që nuk kemi një qasje kombëtare për zhvillimin e turizmit, por duam të kemi një qasje rajonale duke pasur parasysh se ne vend i vogël, komunikojmë me fqinjët tanë në mënyrë që të kemi një ofertë të përbashkët veçanërisht për vendet e largëta. Kemi mësuar shumë nga pandemia kur është fjala për digjitalizimin në sektorin e turizmit jo vetëm në aspektin e promovimit, por edhe ofrimit të shërbimeve më të mira për turistët në mënyrë që të kenë një pamje më të mirë për Maqedoninë dhe të gjithë rajonin, tha Bekteshi. Bekteshi theksoi se i kemi përmbushur të gjitha kriteret për sa i përket marrjes së vulës së sigurisë se Maqedonia e Veriut pra është në hartën e vendeve të sigurta për periudhën post-covid, e cila është shumë e rëndësishme për tërheqjen e turistëve.