Kryetari Ahmeti: Ndërtojmë projekte kapitale që do u mbesin trashëgimi gjeneratave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në përurimin e rrugës së rekonstruar në vendbanimin Bojanë të komunës së Sarajit.   Ky projekt i rekonstruimit të rrugës në gjatësi prej 5 km, 2 km kanalizim fekal, 2 km kanalizim atmosferik, trotoare në gjatësi prej 3.5 km si dhe murr mbajtës në gjatësi prej 700 m, ka kushtuar në gjithësej 83.851.201 denarë.   “Të nderuar banorë të komunës së Sarajit, i nderuar kryeministër, kryetar i Komunës së Sarajit, kryetar i qytetit të Shkupit. Rrugët, urat, janë simbolikë e madhe sepse i lidhin njerëzit, bëjnë lidhje gjeneratash. Vendi ynë ka nevojë për infrastrukturë, infrastrukturë moderne dhe kjo rrugë i ngjan këtij modernizimi. Rrugët na bashkuan edhe në këtë koalicion, urat na bashkuan edhe në këtë koalicion sepse rrugët ishin të përbashkëta”, ka thënë para të pranishmëve sot në Bojanë, kryetari Ahmeti.   Sipas kryetarit Ahmeti, rruga jonë e përbashkët ka qenë të ndërtojmë infrastrukturë që na bashkon dhe na afron me Europën, sukseset as sot as nesër nuk do të mungojnë nga këto ura e nga këta rrugë.   “Rruga jonë e pa alternativë ka qenë NATO, rruga jonë ka qenë Bashkimi Europian, rruga jonë e përbashkët ka qenë të ndërtojmë infrastrukturë që na bashkon dhe na afron me Europën, prandaj sukseset as sot as nesër nuk do të mungojnë nga këto ura që janë bërë, nga këta rrugë që janë shtruar që të na afrojnë sa ma afër me Europën, të na afrojnë sa më afër me sundimin e ligjit, me shtetin ligjor, me të gjitha idetë përparimtare për të patur një shtet sa më funksional dhe sa më parë të pranuar në Europë. Rrofshi e qofshi dhe gjithmonë të takohemi për vepra të mira, vepra kapitale që do u mbesin trashëgimi gjeneratave”, ka thënë për fund kryetari Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…