Ali Ahmeti: Pavarësia, Ohri, Prespa dhe fqinjësia e mirë janë themelet e shtetit të përbashkët

Me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti uron të gjithë qytetarët e vendit tonë. 30 vite më vonë, vazhdojmë të ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend i njohur ndërkombëtarisht, me perspektive europiane, me shumë miq me të cilët bashkëpunojmë në mënyrë që të sigurojmë të ardhme të qëndrueshme edhe më të mirë për gjithë qytetarët. Mbi themelet e referendumit dhe deklaratës së pavarësisë dhe Marrëveshjes së Ohrit, por edhe asaj të Prespës dhe fqinjësisë së mirë, ne zgjodhëm dialogun, barazinë dhe bashkëjetesën, por dhe miqësinë me fqinjtë dhe përcaktuam rrugën tonë drejt NATO e Bashkimit Europian. Sot jemi anëtar fuqiplotë me NATO dhe me dritë të gjelbër për anëtarësim në BE. Reformat në përputhje me pritshmëritë e partnerëve tanë në Bruksel dhe Uashington nuk duhet ndalur bashkë me përpjekjet për të rritur cilësinë e jetës për qytetarët tanë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…