BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllime të thella për gjithë familjarët që humbën më të dashurit në tragjedinë që ndodhi në Qendrën modulare për trajtim të pacientëve me Kovid në Tetovë, ndërkohë që të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga të gjitha institucionet kompetente të realizojnë hetim të plotë dhe të zbardhin rastin në tërësi, me ç‘rast të zbulohen arsyet e shkaktimit të zjarrit në Qendrën Kovid në Tetovë. Njëkohësisht, BDI apelon deri tek të gjithë që të japin kontribut në zbardhjen e plotë të rastit nga ana e institucioneve përkatëse. Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur anulimin e të gjitha aktivitetet të parapara në nderë të atyre që humbën jetën në rastin e tragjedisë së mbrëmshme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…