Bekteshi në ” Forumin energjetik MEF 2021:”: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që zhvilloi Plan Kombëtar për energjinë dhe klimën, investimet në prodhimin e energjisë së pastër janë prioritet i yni

Politikat e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës janë të fokusuara në tranzicionin energjetik, efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2019 miratoi Strategjinë për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040 e cila parashikon një reduktim të konsumit të energjisë me 27%, por njëkohësisht  rritjen e PBB -së dhe rritjen e përfshirjes së burimeve të rinovueshme të energjisë nga 18 në 45 % në vitin  2040. Këtë e theksoi  Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili sot mori pjesë në “Forumin e Energjisë të Maqedonisë MEF 2021-Hartimi i së ardhmes energjetike”. Ministri Bekteshi ishte pjesë e panelit të titulluar “Kontributi i Ballkanit Perëndimor ndaj Marrëveshjes së gjelbër të Bashkimit Evropian”. “Ministria e Ekonomisë, si krijuese e politikave  energjetike, duke harmonizuar legjislacionin në fushën e energjisë, krijon bazë për zhvillimin e energjisë dhe tranzicionit energjetik. Planifikimi strategjik i politikave dhe hapave të ardhshëm do të kontribuojë në arritjen në kohë dhe të saktë të qëllimeve të përcaktuara.   “Maqedonia e Veriut është vendi i parë që zhvilloi një Plan Kombëtar të energjisë dhe klimës që përfshin dekarbonizimin, efikasitetin energjetik, sigurinë e furnizimit me energji, tregun vendor  të energjisë dhe hulumtimin, inovacionin dhe konkurrencën, i cili do të miratohet në tetor të këtij viti,” tha ministri Bekteshi dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është lider në mesin e vendeve Palë në Komunitetin e Energjisë me përgatitjen e këtij plani. Ministri theksoi se tranzicioni energjetik inkurajon reduktimin e gazrave serrë, prandaj po shqyrtohet mbyllja e termocentraleve në vend, por edhe ndërtimi i hidrocentraleve të rinj, termocentraleve me gaz dhe rritjen e investimeve në ndërtimin e  qendrave fotovoltaike. “Ministria e Ekonomisë në periudhën 2019-2020 zhvilloi me sukses procedurat e tenderit për dhënien e së drejtës për përdorimin e premisë për ndërtimin e qendrave fotovoltaike në tokë shtetërore dhe private për një kapacitet total të instaluar prej 62 MW, pas së cilës janë nënshkruar gjithsej 35 kontrata për të drejt përdorimi të premisë. Deri më tani, janë ndërtuar gjithsej 4 termocentrale fotovoltaike në tokë private me kapacitet të instaluar 2.5 MW. Muajin e kaluar, u publikua një thirrje e re publike për dhënien e kontratës për të drejtën e përdorimit të premisë për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike në tokë private për një kapacitet total të instaluar prej 80 MW dhe është e hapur deri më 05.10.2021, deklaroi ministri Bekteshi dhe theksoi se përveç kësaj, Qeveria ka dhënë pëlqim për ndërtimin e dy termocentraleve fotovoltaike në parimin e partneritetit publiko-privat me një kapacitet total të instaluar prej 100 MW dhe do të ndërtohen në infrastrukturën ekzistuese të TC ,,Osllomej ”. Bekteshi theksoi se gazifikimi i Maqedonisë është një moment tjetër kyç për tranzicionin energjetik dhe diversifikimin e burimeve energjetike. “Aktualisht, ekziston një gazsjellës ndërkufitar me Bullgarinë, duke pasur parasysh qëllimet e zvogëlimit të emetimit të gazrave serrë, si dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit me çmime konkurruese, qëllimi i Maqedonisë është të zbatojë projekte për ndërtimin e tubacioneve të gazit natyror gaz me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë. Përmes gazsjellësit për në Greqi, Maqedonia mund të ndërlidhet me gazsjellësin Trans-Adriatik përmes sistemit të transmetimit grek (DESFA), i cili transporton gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në Evropë, por gjithashtu do të sigurojë qasje në tregjet botërore dhe LPG përmes Greqisë. Ky projekt pritet të sigurojë qasje në tregjet likuide dhe të stimulojë hyrjen e tregtarëve të gazit natyror në tregun maqedonas. Kjo do të mundësojë konkurrencë më të madhe dhe çmimet e tregut të gazit natyror që do të sigurojnë qëndrueshmërinë e sektorit, me çmime konkurruese.  Aktualisht, projekti është në fazën e përfundimit të studimit të ndërsjellë të fizibilitetit, i cili duhet të pasohet nga paraqitja e një kërkese për financim dhe fillimi i ndërtimit,” tha ministri, duke shtuar se gazsjellësi drejt Serbisë dhe Kosovës mund të sigurojë një burim alternativ shtesë dhe mundësi për tranzit.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…