Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes faqes së tij zyrtare në facebook ka informuar se deri më sot janë regjistruar mbi 500 mijë qytetar.Grubi me këtë rast gjithashtu ka shkruar se mbi 500.000 qytetarë të regjistruar janë dëshmi e një procesi të mbarë që po zhvillohet me përpikmëri konform Ligjit për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe amvisërive.“Përgëzime për qytetarët e regjistruar dhe punën profesionale të regjistruesve. Të vazhdojmë të hapim dyert e shtëpive tona dhe bashkë me familjet tona të regjistrohemi për të mirën e të gjithëve në këtë shtet,” ka shkruar më tej zëvendëskryeministri i parë Grubi.