Vizioni i vendit për mbrojtjen e mjedisit në arritjen e agjendës së gjelbër të BE-së, përparimin në harmonizimin e legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit me legjislacionin  evropian, gatishmërinë e vendit dhe dinamikën për përdorimin e Fondeve të BE -së para-anëtarësimit Fondet në këtë fushë, si dhe sfidat me të cilat përballemi në mbrojtjen e mjedisit, ishin fokusi i bisedimeve që Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor pati me një delegacion nga Senati Francez.Takimi u organizua si pjesë e vizitës së delegacionit francez të grupit të miqësisë ndër-parlamentare Francë-Ballkani Perëndimor në Senatin e Republikës Franceze.Senatorja Marta De Sidrak, kryetare e grupit dhe njëherit edhe nënkryetare e Komitetit Parlamentar për Planifikimin Rajonal dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, theksoi angazhimin e qeverisë franceze për bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen për angazhimet për mbrojtjen mjedisore të vendit tonë.Ministri Nuredini siguroi se mbështetja nga Franca hap një fushë të gjerë bashkëpunimi në disa sfera ekonomike dhe shprehu kënaqësinë me faktin se Franca është e gatshme  të bëhet partneri ynë strategjik në mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimin e klimës. Ministri Nuredini gjithashtu informoi për përparësitë dhe aktivitetet strategjike aktuale të zbatuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe gamën e gjerë të projekteve dhe fushave për bashkëpunim të mundshëm, të cilat do të inkurajonin institucionet franceze të ndajnë përvojat e tyre  dhe gjithashtu një nxitje për kompanitë franceze për të investuar në vend.Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, mbështetja e procesit të integrimit evropian dhe reformat për zhvillim më të shpejtë të qëndrueshëm ekonomik dhe social, duke mbështetur projekte të qëndrueshme mjedisore, kompatibile  me Marrëveshjen e Parisit.