Shaqiri – Silvestri: Procesi i digjitalizimit dhe siguria kibernetike ishin kryefjala e takimit

  Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, z.Jeton Shaqiri, sot u takua me ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij z.Andrea Silvestri.   Në takim, ministri Shaqiri e informoi ambasadorin Silvestri për arritjet dhe proceset tashmë të nisura në sferën e digjitalizimit dhe të sigurisë kibernetike.   Gjatë takimit, rëndësi e veçantë iu kushtua sigurisë kibernetike. U diskutua për trendin në rritje të sulmeve kibernetike dhe të masave të cilave duhen të ndërmerren. U shqyrtuan disa mundësi bashkëpunimi në projekte konkrete në sferën e sigurisë kibernetike për asistencë në përmirësimin e kushteve, të mbrojtjes më të mirë, të vlerësimit të rreziqeve dhe të masave mbi parandalimin e rreziqeve kibernetike.   Ministri Shaqiri, shprehu mirënjohje të lartë për gatishmërinë e ambasadorit dhe të shtetit Italian për të ofruar asistencën e tyre në iniciativat e ndërmarra.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…