Forumi i Gruas i BDI-së: Protestuesit fyen dhe dhunuan gruan shqiptare

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim reagon dhe dënon ashpër sjelljen jodemokratike të disa dashakeqësve, të cilët shfrytëzojnë rastin tragjik të Tetovës për qëllime politike dhe shprehën dhunë ndaj personalitetit të një gruaje, nënе, bashkëshorteје, motre, vajze dhe kryetare të Komunës së Tetovës.Forumi i Gruas i BDI-së vlerëson se fjalët fyese të disa protestuesve ndaj zonjës kryetare Teuta Arifi, fyejnë çdo grua që merret me politikë dhe kjo nuk është mirë për demokracinë e një vendi.Shprehim ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve dhe kërkojmë nga partitë politike që të mos keqpërdorin dhimbjen e tyre.Njëherit ftojmë forumet e të gjitha partive politike në vend të dënojnë këtë akt sepse në këtë mënyrë ata do të mbrojnë integritetin e gruas, do të mbrojnë vetveten dhe ardhmërinë e pozitës së gruas në politikë dhe në shoqëri!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…