Shaqiri takon drejtorin e “Deutsche Telekom”: Të avancohet përdorimi i gjuhës shqipe në kontaktet me klientët

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Dr.Jeton Shaqiri sot (e enjte) ka pritur në takim përfaqësuesit e “Deutsche Telekom”, të udhëhequr nga z.Mark Vasic – Drejtor për çështje rregullatore ndërkombëtare, si dhe drejtori i “Telekomit të Maqedonisë” së Veriut, z.Nikolla Lushev. Në takim, ministria Shaqiri ka shprehur mirënjohje të lartë ndaj Telekomit për asistencën e dhënë ndaj bizneseve të goditura nga pandemia, ku së bashku me Qeverinë u ndihmuan për mbi 200 kompani të vendit, që kryejnë shërbime të konektivitetit, cloud, e-tregti, etj. Me këtë akt Telekomi është inkuadruar në masat nga pakoja e pestë ekonomike e Qeverisë për zbutjen e efekteve negative nga pandemia e Kovid19”, informon MSHIA. Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e përmirësimit të infrastrukturës broadband në zonat problematike, zonat e bardha dhe gri, ku amvisëritë kanë vështirësi apo nuk kanë mundësi konektiviteti për momentin. “Si një nga rajonet më problematike për të cilin muajve të ardhshëm do të kërkojmë zgjidhje të përbashkët është rajoni i Dibrës, si dhe vendbanime tjera rurale. Në takim ministri Shaqiri, ka theksuar edhe rëndësinë e implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke inkurajuar Telekomin për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në kontaktet me klientët, me çka dhe do të përmirësohet eksperienca e klientëve shqiptarë, si dhe mundësinë e përmirësimit të përfaqësimit adekuat në strukturat udhëheqëse të Telekomit të Maqedonisë, duke marrë parasysh meritokracinë”.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…