Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës më transparentja në rajon

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është ministria më transparente e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 82.24% të kritereve të arritura të hulumtimit mbi transparencën e qeverive në rajon. Hulumtimi për transparencë i cili ka analizuar qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, i cili sot e (martë) është prezantuar në Konferencën e mbajtur në Podgoricë, me rastin e Ditës Botërore për qasje të lirë në informatat me karakter publik, ka konstatuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është më transparentja në rajon, madje është cilësuar edhe si shembull për vendet e tjera. Qeveria e Maqedonisë së Veriut arriti rekord 83.43% të kritereve të përcaktuara në fushën e transparencës. Pas saj është Bosnje dhe Hercegovina me 74.9%, e ndjekur nga Mali i Zi me 59.5 dhe në fund Serbia me 47.7% të numrit maksimal të pikëve të mundshme. Pozitën udhëheqëse për transparencë e mbajnë ministritë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 62% të kritereve të përcaktuara. Më transparentja prej tyre është Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë me 82.24% të kritereve të arritura. Pas saj janë Ministria e Mbrojtjes me 79.49% dhe Ministria e Financave me 77.65%. Ministria e Brendshme me 70.39% dhe Ministria e Drejtësisë me 68.46% të kritereve të përcaktuara janë gjithashtu në nivel të lartë të renditura. Organet e administratës vlerësohen me 40.57%, ndërsa Parlamenti me 68.15% të kritereve të përcaktuara. Sipas metodologjisë së sondazhit, indeksi rajonal i transparencës mat efektin e ekzekutivit dhe parlamentit, duke respektuar parimin e qeverisjes së mirë, në katër parime: transparencën, aksesueshmërinë, integritetin dhe efektin.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…