Pjesëmarrja e Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nuredini në promovimin e raportit mbi “ De-rrezikimin e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut: financa dhe politika të fokusuara në energji, ngrohje

Pjesëmarrja e Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nuredini në promovimin e raportit mbi “ De-rrezikimin e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut: financa dhe politika të fokusuara në energji, ngrohje dhe ftohje”  Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mbajti fjalim në promovimin e raportit: “De-rrezikimi i investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut: financa dhe politika të fokusuara në energji, ngrohje dhe ftohje”, përgatitur me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji të Rinovueshme (IRENA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)  Në fjalimin hyrës Ministri Nuredini theksoi nevojën për përfshirjen e sektorit privat paralelisht me sigurimin e politikave të qëndrueshme dhe kornizës investuese.  Përveç Nuredinit fjalime hyrëse mbajtën edhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, Rabia Feroukhi Drejtoreshë e IRENA-s dhe Narine Sahakyan, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP. Raporti analizon politikat aktuale për burimet e rinovueshme të energjisë, identifikon barrierat specifike dhe rreziqet shoqëruese që mund të pengojnë investimet nga sektori privat në energji të rinovueshme dhe jep rekomandime për kornizat e politikave dhe instrumentet financiare për të zvogëluar rreziqet me qëllim që të rrisin investimet në energjinë e rinovueshme.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…