Nuredini: Me formalizimin e punëve të grumbulluesve të lëndëve të para sekondare ne kontribuojmë në një mjedis më të pastër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mori pjesë sot në ditën e hapur të ndërmarrjes shoqërore “REDI Reciklaza”, aktiviteti kryesor i së cilës është formalizimi dhe organizimi i grumbulluesve të lëndëve të para sekondare, duke krijuar një sistem të përshtatshëm për seleksionimin parësor të mbeturinave.  Me atë rast, Ministri Nuredini theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që sektori i cili deri më tani ishte joformal, të gjejë rolin e tij të vërtetë në sistemin rajonal të menaxhimit me mbeturinat, veçanërisht sepse 80 deri 90% të mbeturinave që mund të riciklohen në Maqedoninë e Veriut mblidhen nga grumbulluesit joformalë.  Sipas tij, themelimi i ndërmarrjeve shoqërore të grumbulluesve joformalë të lëndëve të para sekondare, siç është “REDI Reciklaza” është mënyra e duhur që të organizohen grumbulluesit joformal, të hyjnë në sistemin formal të menaxhimit me mbeturinat dhe të fitojnë një punë të mirë.  “Unë pres që zhvillimi i ndërmarrjeve shoqërore në fushën e menaxhimit të mbeturinave do të përmirësojë menaxhimin me mbeturinat, do të sigurojë një mënyrë të qëndrueshme të funksionimit të grumbulluesve të deritanishëm joformalë dhe kështu do të kontribuojë në përmirësimin e pozitës materiale dhe sociale të kësaj kategorie të cenueshme të qytetarëve, por edhe përmirësimin e gjendjes në mjedisin jetësor” theksoi Nuredini duke shtuar se ato janë zinxhir i rëndësishëm në menaxhimin me mbeturinat dhe për këtë është e rëndësishme që sektori i cili deri më tani ishte joformal, të gjejë rolin e vërtetë në sistemin rajonal për menaxhimin me mbeturinat, nga e cila të gjithë do të kemi përfitime.    Në këtë ngjarje fjalim mbajtën edhe Drejtori i REDI Reciklazës Asib Zekir, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe Ambasadori i Austrisë Georg Voutsas

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…