Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoisonte në Hasanbeg të komunës së Gazi Babës, duke prezantuar kështulistën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë.Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së AliAhmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe bartësi i listëssë kandidatëve për këshilltar, Safet Ademi.Kryetari i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve shtoi se prioritet i BDI-sëka qenë ngritja e kuadrove dhe shkollimi i tyre.“Kishim detyrim të zbatojmë dhe punojmë për programin tonë qëpërcaktonin marrëveshjen ndërkombëtare që nënshkruam, BDI mbi të gjithaunë si drejtues i saj, kam pasur prioritet ngritjen e kuadroveshkollimin dhe specializimin e tyre, sepse kështu kam menduar se ikontriboj kombit për përballje me struktura në Bruksel e Uashington.Poashtu edhe përballje në institucionet e vendit në drejtimin e shtetitsepse nuk kam dashur të turpërohemi si komb por të tregojmë vlera dhekonkurencë, sepse gjërat kur punon dhe mbyll kapitullin e trimërisëfillon kapitulli i mençurisë”, ka vlerësuar kështu në fjalimin e tij,kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë fjalimit të tij para tëpranishmëve ka theksuar se tashmë fokusi është tek gazifikimi, ndërtimii hekurudhave, digjitalizimi etj.“Kënaqësi e madhe të shoh në numër kaq të madh bashkëpartiakët tanë dhemë kujton një tubim të vitit 2013, kur kryetari kishte vendosur që tëgarojmë për qytetin e Shkupit, kishte mobilizim të madh për ato zgjedhjeduke grumbulluar rekord numër prej 31 mijë vota, dhe kjo frymë vazhdonedhe sonte e të njejtët do të rreshtohen duke rrethuar numrat e BDI-së.Sot Hasanbegut i kemi kthyer atë që i kemi marrë dhe kemi kuadro tëcilat na e zbardhin fytyrën jo vetëm BDI-së por edhe gjithë shqiptarëve.Jemi duke përpiluar projekte të cilat dy dekada me rradhë kemi synuarpër t’i realizuar. Para dy ditëve kishim presidentin e Bechtel të cilëtishin për të ndërtuar Korridorin 8, dhe njëkohësisht ndërtojmë rrugëndrejt Bllacës, ndërsa pak javë më parë vendosëm gurrëthemelin ebulevardit Hasan Prishtina. Jemi fokusuar në gazifikim, në hekurudha, nëdigjitalizim, në kanalizime dhe ujësjellës në gjithë vendbanimet dhe kjoështë BDI një parti që ringjall veten si feniks”, ka theksuar nëfjalimin e tij Zëvendëskryeministri i parë Grubi.Bartësi i listës së kandidatëve në komunën e Gazi Babës nga rradhët eBDI-së, Safet Ademi theksoi se do të punojnë me seriozitetin më të madhpër të bërë jetën më të mirë për qytetarët gjatë mandatit të ri.“Vetë pjesëmarja e përfaqësuesve më të lartë të BDI-së vërtetonpërkrahjen e programit tonë zgjedhor për këto zgjedhje lokale. Ne nuk dotë flasim dhe nuk do të meremi me të kaluarën por me të ardhmen. Vetëmdo të them se e kaluara është kohë e thënieve ‘I kam thënë, më kathënë’, tani është koha e projekteve. Kam të drejtën të them se ekipi imka hartuar platform me të cilën do të punojmë në katër vitet eardhëshme”, ka theksuar kështu bartësi i listës së kandidatëve përkëshilltar Safet Ademi.Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Gjatëditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhevendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhekëshilltarë komunale.BDI nesër fushatën do ta vazhdojë në komunën e Velesit ku do tëprezantojë listën për këshilltarë si dhe në Çashkë ku do të prezantojëSuat Shaqirin kandidat për Çashkë dhe listën për këshilltar.