Shkolla më të mira me BDI në katër vitet e ardhëshme

Teuta Minahi nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, e cila është edhe kandidate për këshilltare, potencoi që përkushtimi  për të siguruar arsim gjithëpërfshirës, inkluziv e të integruar, të orientuar nga “nxënësi“ me programe bashkëkohore  mundësojnë që gjeneratat e ardhshme të fitojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca në pajtim me nevojat e shoqërisë demokratike multikulturore, me tregun e punës dhe me sfidat e reja në mjedisin e përgjithshëm shkencor-teknologjik, është prioriet në Programin për Gostivarin që duam.   “Për të arritur këto qëllime, nevojitet edhe intervenim në infrastrukturën shkollore. Në Programin për Gostivarin që duam nuk kemi lënë shkollë të komunës së Gosivarit pa paraparë investime në rivitalizimin e tyre”, tha Minahi duke radhitur projektet kryesore:   1. Gazifikimi i shkollave brenda qytetit. 2. Nxemje qendrore për çdo objekt shkollor 3. Efikasitet energjetik në katër shkollat e mesme të qytetit 4. 4. Agjendja e dixhitalizimit të shkollave. 5. Ndërtimi i një çerdhe të re në qytet. Do të jetë çerdhe bashkëkohore e standardeve  evropiane e para e këtij lloji në qytetin e Gostivarit.   “Po ashtu, do të hapim qendra ditore për zhvillimë të herëshëm të fëmijëve gati në çdo vendëbanim të Komunës së Gostivait. Risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë aplikimi i shkollës verore dedikuar fëmijëve të mërgimtëreve, shkolla verore të jetë funksionale në periudhën e pushimeve, do të bëhet hapja e shkollave në qytet dhe fshatra për këtë qëllim. Gjithashtu risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë përkrahje financiare për nxënësit ekselentë në arsimin fillor dhe të mesëm si dhe përkrahje financiare për nxënësit me te ardhura të ulëta”, potencoi Minahi.   Programi për Gostivarin që duam, tha ajo, parashikon rimëkëmjen e objekteve shkollore në çdo vendbanim dhe nuk ka mbetur shkollë që nuk kemi paraparë investime konkrete konform kërkesave të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, andaj Votoni Jetë, Votoni Blertë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…