Visar Ganiu takon të rinjtë e Çairit, u ofron zyra falas për të hapur biznes

Kryetari i Komunës së Çairit, dhe kandidat i BDI-së për katër vitet e ardhshme në këtë detyrë, Visar Ganiu sot në Çarshinë e Vjetër në Shkup takoi të rinj nga kjo komunë, ku i informoi ata se Komuna e Çairit do të siguron ambiente prej 400 metrash katrorë, zyra të pajisura për zhvillimin e bizneseve fillestare dhe ideve të reja për zhvillim.Ganiu tha se përmes këtij projekti u ofron të rinjve mundësinë që si individë, apo grup të rinjsh të mund të trajnohen se si të hapin një biznes të ri, Start-Up, e gjithë kjo e mbuluar nga Komuna e Çairit, me hapësira, pajisje dhe mjete finaciare.‘Qendra për startup dhe inovacione ka për qëllim tu ofrojë të rinjve zyra dhe infrastrukturë të nevojshme për të filluar biznes – kyçje në internet, mobilje zyre, pajisje elektronike – printer, projektor. Këto pajisje do të mund të përdoren nga të rinjtë për një periudhë deri sa biznesi i tyre të forcohet’, deklaroi Ganiu pas takimit me të rinjtë. Ai shtoi se për të rinjtë që do të kenë ide inovative për biznes, bashkë me sektorin privat do të krijojnë një fond ku biznesi do ti përkrah inovatorët e rinj me qasje në financa, kurse komuna me logjistikë të zyrës dhe hapësirave. ‘Në këtë projekt do të përfshijmë edhe Fondin e Inovacionit në nivel qeveritar si dhe institucione tjera të vendit dhe ndërkombëtare që mund të financojnë këtë lloj projektesh’, tha Ganiu duke sqaruar se diku deri 50 të rinj qoftë vetë, apo në grupe të vogla do të kenë të gjitha mundësitë teknike dhe pajisjet e nevojshme falas për zhvillimin e biznesit të tyre.   Komuna e Çairit, tha kandidati për mandat të ri Visar Ganiu, do të jetë ura lidhëse, garantuesja dhe nxitësja më e madhe e këtyre bizneseve me qëllim që ju të vazhdoni të qesheni dhe ta bëni botën një vend më të mirë e të jetueshëm. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…