Dua të ju lus sinqerisht të gjithë juve, banorë të komunës së Bogovinës, të mobilizoheni maksimalisht dhe që në rrethin e parë me numrin 3 ta zgjidhni për kryetar të ri, z. Besnik Emshiu pasi që pikërisht komuna e Bogovinës dhe keq menaxhimi me të flet zëshëm për nevojën që komunat tona të udhëhiqen nga njerëz serioz. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sonte gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar komune në Bogovinë, Besnik Emshiu dhe listës së kandidatëve për këshilltar. “Dua të ju lus shumë sinqerisht të gjithë juve, të mobilizoheni maksimalisht dhe që në rrethin e parë me numrin 3 Besnik Emshiun ta bëni kryetar të ri, sepse pikërisht komuna e Bogovinës dhe keq menaxhimi me këtë komunë flet zëshëm për nevojën që komunat tona të kenë njerëz serioz, që komunat tona të kenë subjekte serioze pas tyre, që komunat tona ta kenë mbështetjen e Qeverisë për të gjitha projektet të cilat duam t’i realizojmë.”