Ministria e Ekonomisë dhe Platforma Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për fuqizimin ekonomik të grave sipërmarrëse

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Valentina Disoska nga Platforma Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi. Qëllimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi është fuqizimi ekonomik i grave duke krijuar një klimë të favorshme biznesi dhe duke siguruar mbështetje dhe infrastrukturë sistemike për zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e ndërmarrësisë së grave dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen.  “Ministria e Ekonomisë, duke njohur rëndësinë e ndërmarrësisë së grave, duke filluar nga viti 2012, për dhjetë vjet me radhë ka zbatuar masën për mbështetje financiare për gratë sipërmarrëse. Në 10 vitet e fundit, përmes kësaj mase janë subvencionuar gjithsej 179 kompani në pronësi dhe në udhëheqje të grave me gjithsej 17,261,252 denarë. Me qëllim mbështetjen e sipërmarrjes së grave në vitin 2018, ne miratuam Strategjinë për Zhvillimin e Sipërmarrjes së Grave në Maqedoninë e Veriut 2019 – 2023, e cila konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për të vazhduar me masat dhe aktivitetet e saj që synojnë mbështetjen dhe zhvillimin e grave sipërmarrëse, tha ministri Bekteshi pas nënshkrimit të  memorandumit. Siç theksoi Bekteshi, Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente qeveritare dhe sektorin joqeveritar po zbaton Strategjinë për Zhvillimin e Sipërmarrjes së Grave, kurse promovimi i sipërmarrësisë së grave, rrjetëzimi dhe avokimi është një nga prioritetet e Strategjisë.   “Prandaj, është e nevojshme të zhvillohen dhe mbështeten shoqatat që punojnë në fushën e sipërmarrjes së grave dhe të krijohet një proces i përfaqësimit të interesave të tyre në sektorin publik. Me këtë Memorandum si Ministri e Ekonomisë do të krijojmë bashkëpunim që do të synojë fuqizimin ekonomik të grave duke arritur qëllimet strategjike dhe zbatimin e masave si dhe aktiviteteve të parashikuara në kuadër të Strategjisë për Zhvillimin e Grave Sipërmarrëse”, ceku ministri.     Valentina Disoska nga Platforma Kombëtare e Grave Sipërmarrëse tha se krijimi i Platformës Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave dhe nënshkrimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi vjen si një sublimat i punës aktive në fushën e forcimit të sipërmarrësisë së grave në 10 vitet e fundit. “Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, doli Strategjia Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave, në të cilën një nga shtyllat është promovimi aktiv për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së grave. Ne po punojmë në mënyrë aktive për të përmirësuar situatën e grave sipërmarrëse si dhe infrastrukturën për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave,” tha Disoska.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…