Grubi: Projekteve të Hekuran Dukës u qëndrojnë prapa ministrat e Ali Ahmetit

Nuk ka projekt të cilin e prezantojmë para jush dhe që do të lind si nevojë e katër viteve të ardhshme të cilit nuk do t’i qëndrojmë ne prapa, sepse kështu na ka udhëzuar Ali Ahmeti. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Dibër ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve. “Këtë mandat na e ka dhënë, t’i shërbeni qytetarëve. Ministër është shërbëtor dhe ministri e kupton se sa është i vogël vetëm kur ngjitet në skenë dhe kur ju sheh juve, ju jeni fuqia e ministrit, ju jeni fuqia e kryetarit të komunës, ne jemi këtu për t’ju shërbyer juve, ne jemi këtu për ta mbështetur Hekuran Dukën, Fuat Spahiun, gjithë këtë listë të shkëlqyer të këshilltarëve për komunën e Dibrës dhe nuk kam asnjë dyshim rreth suksesit të 17 Tetorit.”

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…