Vërtet nuk jena i njëjti nivel, për besë nuk jemi, shiheni çfarë fotografie e bukur, po a ka komunë ma të bukur qyteti i Shkupit se sa komuna e Sarajit? Nuk munden me na mbërri neve, 100 probleme nuk mund të na ndalin, 100 koalicione le të bëjnë me VMRO-DPMNE-në se sun na ndalin. Kështu është shprehur para të pranishmëve zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Sarajit. Grubi me këtë rast ka rikujtuar opozitën se e ka të kotë qëndrimin gatitu para himnit të VMRO-DPMNE-së dhe 100 koalicioneve me atë parti pasi që populli shqiptar tash e 2 dekada e ka ndarë mendjen dhe është rreshtuar pas politikave të rilindësit të fundit të kombit tonë Ali Ahmeti.“100 herë le t’i rijnë gatitu himnit të VMRO-së ata se neve sun na ndalin vëllezër e motra. Vërtet 100 problem, na i kanë shkaktu, nuk e votuan Ligjin për Gjuhën, nuk e votuan ligjin për ministrinë e Sistemit politik, nuk votuan asnjë ligj të rëndësishëm për kombin shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, e përçan votën e bën pikë e pesë, i përçan shqiptarët e i bënë pikë e pesë, por ne kemi një fat, vërtet kemi fat të madh që të gjithë bashkë Blerimi, unë, Isnija, Fatmiri, e gjithë Saraji, i gjithë Shkupi e gjithë Maqedonia e Veriut jemi të rreshtuar pas Ali Ahmetit,” ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.