Gjithë ditën rijnë e kuvendojnë e i quajnë kriminel e banditë ata që e bënë luftën e vitit 2001, i quajnë kriminel e banditë ata që e ndryshuan Kushtetutën, i quajnë kriminel e banditë ata që i bënë universitetet, gjuhën flamurin, administratën, NATO-në, Bashkimin Europian, që i hoqën kufijtë me Kosovën, i hoqën kufijtë me Shqipërinë, gjithë këta i quajnë kriminelë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në komunën e Çairit ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Visar Ganiu dhe lista e këshilltarëve,.“A e dini kush janë të ndershmit sipas tyre? Ata janë ata të “KASAPHANES”, ata që nuk votuan as gjuhë e as flamur, ata që i rinë gatitu himnit të VMRO-së si “baski”, ata që paturpësisht bëjnë koalicione me ata që nuk e duan as NATO-në, as BE-në, as shqiptarin në këtë vend, ata që nuk ua përmendin as emrin e partisë, edhe këta ju qëndrojnë, nuk e di me cilin gisht të tregoj, gatitu. Kjo është mendësi e mbrapsht politike vëllezër e motra dhe kjo është arsyeja e para pse ata nuk mund me nejt me neve, hiç, kërkah,” ka deklaruar Grubi.B