Nuredini: Zbatimi i suksesshëm i konceptit të ri të mbeturinave kërkon përzgjedhje të vazhdueshme, riciklim, ripërdorim dhe ripërpunim para deponimit të tij

Tetova i bashkohet qyteteve që kanë makina vending  nga të cilat mbeturinat nga paketimi , përmes procesit të riciklimit do të mund të përdoret si lëndë e parë dytësore dhe do të marrë një vlerë të re përdorimi – tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në prezantimin e sotëm të makinës së parë vending të Pakomak në territorin e Komunës së Tetovës, e cila është  instaluar në Supermarketet Vero. Në këtë ngjarje u  tregua se si funksionojnë makinat dhe si funksionon sistemi me “pikat e gjelbra”, për momentin, “pikat e gjelbra” të fituara mund të përdoren për të blerë produkte në Vero, dhe në të ardhmen edhe për të paguar për shërbimet komunale dhe publike.Ministri Nuredini tha se me makina të tilla çdo qytetar mund të hedhë mbeturinat gjatë blerjes dhe sistemi i dorëzanisë aplikohet lehtësisht, i cili stimulon paketimin më ekologjik dhe kthimin e detyrueshëm të paketimit, ndërsa qytetarët marrin një stimul financiar për sjellje të përgjegjshme.- Nuk ka mënyrë më të mirë për të paraqitur sigurimin e kushteve dhe zbatimin e drejtpërdrejtë të paketës së re të ligjeve për menaxhimin e mbeturinave, të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa të  miratuar nga Parlamenti. Ato janë në funksion të transformimit të gjelbër të sistemit ekonomik dhe futjes së parimit të ekonomisë rrethore, ndërsa përzgjedhja, riciklimi, ripërdorimi dhe ripërpunimi i mbeturinave para deponimit të tyre  bëhet një detyrim për të gjithë. Me këtë,  promovojmë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e mjedisit dhe inovacionin e proceseve teknologjike – shtoi ministri Nuredini.Duke paralajmëruar instalimin e makinave vending  në qytete të tjera të vendit, Nuredini vuri në dukje se në periudhën e ardhshme deri në 50 kontejnerë grumbullimi për përzgjedhjen e  mbeturinave do të instalohen në institucionet shtetërore, në mënyrë që organet qeveritare dhe nëpunësit shtetëror të jenë shembull se si  zbatohen në mënyrë adekuate ligjet e reja dhe si të hidhen siç duhet mbeturinat.Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i Pakomak, Filip Ivanovski dhe Drejtori i Supermarketeve Vero, Petar Denkovski.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…