Besimi në Konstituencën e FMN-së dhe BB-së: Strategjia për zhvillim të kapitalit njerëzor sa i përket mirëqenies dhe rritjes ekonomike

Duhet të përqendrohemi në zhvillimin e kapitalit njerëzor, jo vetëm në mënyrë deklarative por edhe në aspekt thelbësor, për ta rritur konkurrencën e ekonomisë së Maqedonisë në periudhë afatmesme. Qeveria, aktualisht është duke përpiluar Strategji për zhvillimin e kapitalit njerëzor, e cila duhet të sigurojë zhvillim  të përshpejtuar, gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takimin e Konstituencës së FMN-së dhe Grupacionit të Bankës Botërore, ku vendi ynë është anëtar, që u realizua në kuadër të Takimeve të vjeshtës së FMN-së dhe BB-së.“Njerëzit janë burimi më i rëndësishëm që vendet kanë në dispozicion. Vendet që i kanë dhënë prioritet të madh zhvillimit të kapitalit njerëzor, arrijnë rezultate të shkëlqyera sa i përket rritjes, punësimit, si dhe në zvogëlimin e pabarazisë së të ardhurave dhe zvogëlimin e varfërisë. Ne ndajmë vizion të njejtë, ku njerëzit do të shihen si një faktor kyç për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Aktualisht, punojmë në drejtim të Strategjisë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, me ç’rast do ta pasqyrojmë atë vizion në politikat dhe aksionet e ndërlidhura ndërsektoriale që do të sigurojnë kapital njerëzor më të mirë dhe më produktiv”, theksoi Besimi.Strategjia për kapitalin njerëzor, siç potencoi Besimi, bazohet në katër shtylla: përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në sferën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale; përqendrimi më i mirë mbi nevojat e kategorive të ndjeshme; rritja e investimeve në kapitalin njerëzor dhe njëkohësisht rritja e efikasitetit të investimeve dhe përforcimi i menaxhimit si dhe përforcimi i kapaciteteve të sektorëve për zhvillim njerëzor.“Investimi në kapitalin njerëzor është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike afatgjate. Së dyti, investimi në kapitalin njerëzor cilësor dhe qasja e gjerë në shëndetësi dhe arsim cilësor janë të ndërthurura në parimin e mundësive të barabarta. Së treti, gjithashtu na ndihmon të krijojmë shpërndarje më të barabartë të përfitimeve të zhvillimit, por edhe të rrisim ndikimin pozitiv të investimeve të tjera, të tilla si ato në infrastrukturën fizike. Këto përparësi nuk ndodhin menjëherë dhe kjo është arsyeja pse përkushtimi është veçanërisht i rëndësishëm,” tha Besimi.Në takimin e Konstituencës, fjalim kishte edhe zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër i Financave të Belgjikës, Vincent Van Peteghem, i cili theksoi se investimet publike dhe private në infrastrukturën moderne, fizike dhe dixhitale, energjinë e ripërtëritshme, shëndetësinë dhe arsimin cilësor do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e produktivitetit, si dhe në zhvillimin e mundësive të reja për rritje.Investime e këtilla, siç theksoi ai, duhet të përfshihen në reformat strukturore që i referohen stimulimit të sipërmarrësisë, inovacionit dhe politikave aktive në tregun e punës. “Në Evropë, zbatimi i Planit të BE-së për rimëkëmbje dhe rezistencë, do të kontribuojë në inicimin e politikave të nevojshme që do të kontribuojnë që lufta me pandeminë  të ridestinohet në drejtim të investimeve dhe reformave që në periudhë afatgjate do të përforcojnë ekonominë e BE-së” theksoi ai. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…