Besimi: Në vitin 2022 strukturë më e mirë е buxhetit me më shumë investime kapitale

“Në vitin 2022 buxheti ka strukturë të përmirësuar. Kemi 615 milionë euro investime kapitale që në shpenzimet e përgjithshme marrin pjesë me 14% dhe zvogëlim të deficitit buxhetor nga 6.5% sa i përket planifikimit të këtij viti, në 4.3% për vitin e ardhshëm 2022, që është më i ulët se niveli i planifikuar i investimeve kapitale.Kjo u theksua nga ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin Magazina ekonomike në TV Alsat, duke potencuar se ka përmirësim jo vetëm në përqindje, por edhe në vlerën nominale të investimeve kapitale që në vitin 2020 ishin 262 milionë euro, mandej me Buxhetin për vitin 2021 u rritën në 391 milionë euro, kurse me rishikimin e Buxhet në 485 milionë euro dhe në vitin 2022 janë në nivel prej 615 milionë euro.

Krahas vlerës më të madhe të investimeve kapitale, ministri theksoi se e rëndësishme që të ndërmerren aktivitete për përmirësimin e realizimit të investimeve kapitale.- Cikli i parashikuar i investimeve do ta nxisë rritjen ekonomike në periudhë afatmesme, njëkohësisht kemi konsolidim fiskal, por edhe reformë institucionale sa i përket menaxhimit dhe zbatimit të projekteve në nivel nacional. Do të ketë asistencë teknike për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve, si dhe njësi të veçanta në kabinetin e Kryeministrit – njësi për projekte strategjike, në kabinetin e zëvendëskryeministrit – njësi për çështje ekonomike për monitorim dhe në Ministrinë e Financave – njësi për evaluim, tha ministri.  Ai theksoi edhe rezulatet lidhur me vendosjen e mekanizmit KAPEF mbi realizimin e shpenzimeve kapitale të cilat nga fillimi i vitit deri tani kanë realizim prej 56%, që është më i lartë krahasuar me vitet paraprake, ku realizimi ishte nën 50% në këtë periudhë.-       Vitin e kaluar, krahas të gjitha sfidave me të cilat u ballafaquam, arritëm që të realizojmë 81% të investimeve kapitale, me ç’rast niveli është më i lartë se gjatë viteve paraprake, madje mund të krahasohet me vitet më të mira gjatë dy dekadave të fundit. Prandaj, në këtë periudhë, jo rastësisht e vendosëm dhe Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike, ku parashihen instrumente të reja për përkrahjen e rritjes së projektuar në vitin 2022 prej 4.6% dhe gjatë  viteve të ardhshme cikli i investimeve do të nxisë rritjen ekonomike, theksoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…