Ministria e Financave këtë vit është bashkëorganizatore e Takimit të 7-të rajonal të Kornizës inkluzive BEPS

“BEPS – Korniza Inkluzive për vendet euroaziatike i adreson dobësitë e sistemit ndërkombëtar tatimor, shmangien tatimore dhe bartjen e fitimeve, përmirëson lidhshmërinë e rregullave ndërkombëtare tatimore dhe siguron transparencë më të madhe të sistemit tatimor”, tha ministri Fatmir Besimi në Takimin e 7-të rajonal të Kornizës Evropiane BEPS për vendet euroaziatike, Organizatës intra evropiane të administratave tatimore (IOTA) dhe Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD).Bashkëorganizatore e këtij eventi është Ministria e Financave, e cila  paraqet vlerësim sa i përket progresit që vendi ka arritur në sferën e tatimimit ndërkombëtar.Në këtë takim, pjesmarrësit shkëmbyen mendime mbi politikat e përcaktuara nga Korniza inkluzive BEPS dhe implikimet që ato kanë në vendet anëtare, në drejtim të sigurimit, me ç’rast qëllimi i politikës tatimore të jetë në përputhje me ligjet dhe aktivitetin real ekonomik. Njëkohësisht, siç theksoi ministri njëri nga qëllimet e takimit është edhe diskutimi për sfidat nga dixhitalizimi i ekonomisë dhe puna e kornizës inkluzive është që të adresohen këto çështje, si dhe që të prezentohet sistemi gjithpërfshirës për normën tatimore globale minimale korporative. “Në këtë drejtim, marrëveshja që u lidh në muajin tetor si koncept që bazohet në dy shtylla është një hap përpara, por gjithesesi akoma ka shumë punë që të definohen të gjitha detajet dhe të implementohet Marrëveshja për reformën tatimore korporative”, theksoi ministri. Në takimin rajonal morën pjesë përfaqësues nga administratat tatimore, ministritë e financave nga vendet evroaziatike, vendimmarrësit, si dhe ekspertë teknik dhe përfaqësues nga OECD-ja, organizatat rajonale dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe palë të jashtëm të interesuar nga  komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe komuniteti akademik.  Pjesëmarrësit në këtë takim kanë mundësi që të shkëmbejnë përvoja sa i përket sfidave lidhur me dixhitalizimin e ekonomisë, që ëshë në lidhje me normën minimale të tatimit korporativ. Në të njëjtën kohë, do të flitet edhe për zhvillimin e standardeve ndërkombëtare tatimore gjatë monitorimit të implementimit të projektit BEPS, si dhe për progresin e arritur gjatë zbatimit të standardeve minimale BEPS dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve të përforcuara.Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga 137 vendet, të cilat gjatëmuajin e kaluar arritën marrëveshjen historike për reformën e tatimit korporativ. Kjo reformë e madhe e sistemit tatimor ndërkombëtar përbëhet nga dy shtylla dhe i referohet tatimimit të aktiviteteve dixhitale të korporatave multinacionale, si dhe zbatimit të normës tatimore globale minimale korporative për kompanitë multinacionale. Me këtë marrëveshje edhe vendet në zhvillim do të kenë të drejta tatimore, me çrast do t’u mundësohet atyre që të gjenerojnë më shumë të hyra tatimore nga kompanitë më të mëdha dhe më fitimprurëse, duke përfshirë edhe kompanitë me dixhitalizim të lartë.Përfitimet shtesë nga kjo reformë do jenë si rezultat i stabilizimit të sistemit tatimor ndërkombëtar dhe rritjes së sigurisë tatimore për obliguesit tatimorë dhe administratat tatimore. Me tatimin minimal global do t’u jepet fund parajsave tatimore dhe do të zvogëlohen stimujt me qëllim që korporatat multinacionale t’a zhvendosin profitin nga vendet në zhvillim.  Marrëveshja është përgjigje ndaj ndryshimeve që rezultojnë nga dixhitalizimi dhe globalizimi që kishin ndikim në ekonomitë dhe jetën e qytetarëve si dhe sfidat lidhur me rregullat për tatimimin e të hyrave afariste ndërkombëtare që kanë mbizotëruar për më shumë se njëqind vite dhe kanë rezultuar që korporatat e mëdha multinacionale të mos paguajnë pjesëmarrjen e drejtë të tatimit pavarësisht profitit të madh që kanë realizuar shumica e këtyre korporatave. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…