Grubi: 113 vjetori i Alfabetit na gjen me gjuhën shqipe zyrtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mori pjesë në ngjarjenpërmbyllëse në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët eAlfabetit” me temë “113 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe 14 vjetorii ITSHKSH-së në Shkup”.Grubi në fjalimin e tij potencoi rëndësinë e momentit historik tëunifikimit të alfabetit shqip në vitin 1908 dhe vazhdimësinë e misionittë ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në mënyrë institucionale nëMaqedoninë e Veriut duke çmuar lartë veprimtarinë e Institutit përTrashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë sëVeriut që pikërisht sot shënon 14 vjetorin e themelimit të saj.Ai mestjerash potencoi se ky 113 vjetor na gjen me gjuhën shqipe zyrare nëMaqedoninë e Veriut.Të pranishëm në këtë ngjarje të shënimit të 22 Nëntorit – Ditës sëAlfabetit Shqip mes personaliteteve të shumta vendore ishin edhedrejtori i ITSHKSH-së Skender Asani, ambasadorja e SHBA-ve në vend znj.Kate Marie Byrnes, ambasadorët e Francës, Italisë dhe Izraelit – z.Baumgartner, z. Silvestri dhe z. Oran.Në vazhdim fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi:“Kënaqësi e veçantë që në hapësirat e Institutit për TrashëgimiShpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut,shënojmë një nga datat më të rëndësishme kombëtare, ditën e Alfabetit tëgjuhës shqipe.Një popull nuk rron dot pa ideal, pa një qëllim që e bën të punojë, tëpërpiqet e të përparojë.Ideali ishte i qartë dhe plotësisht i drejtë, të ruhet gjuha e tëparëve, shqipja si vlerë në mesin e gjuhëve europiane.113 vjet u bënë sot nga konkretizimi i një ideali që përcaktoi fatintonë ekzistencial të asaj kohe për të pasur gjuhë të shkruar.Tashmë 14 vite me rradhë po e dëshmojmë edhe në mënyrë institucionale,përmes institucioneve tona që me përpikmëri realizojmë hulumtimeshkencore, aktivitete arsimore dhe kulturore për të promovuar vleratidentitare të shqiptarëve të këtij vendi.Uroj drejtorin Asani dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për përvjetorine Institutit dhe për përkushtimin në drejtim të realizimit të programit.Padyshim se në këtë rrugëtim misionesh, ky institucion ka përkrahjen emadhe të Qeverisë së vendit.Uroj vazhdimësi progresive të punës së Institutit dhe festë të mbarë përtë gjithë shqiptarët. Gëzuar!”

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…