Ministri Shaqiri mori pjesë në edicionin e 17-të të konferencës e-Society – Democracy in the Digital Age: challenges and opportunities

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dr.Jeton Shaqiri kishte fjalimin e tij hyrës në konferencën e 17-të,,Е-Society – Democracy in the Digital Age: challenges and opportunities“, e cila u mbajt nën organizimin e fondacionit Metamorfozis.   Ministri Shaqiri iu referua angazhimeve dhe aktiviteteve, të cilat i ndërmerr MSHIA-ja dhe Qeveria në sferën e digjitalizimit, si dhe të sfidave lidhur me zhvillimin e teknologjive.   ,,Ne, si Qeveri, duhet të kujdesemi mbi sigurinë e personave në hapësirën kibernetike dhe të vendosim masa të reja mbrojtëse dhe të sigurta, jo vetëm për sistemet qeveritare, por edhe për tërë infrastrukturën e cila është me rëndësi të konsiderueshme për mirëqënien e qytetarëve, përderisa, infrastruktura kritike është në pronësi dominante të sektorit privat, në këndvështrimin që bota akoma më tepër po ndërlidhet në mënyrë reciproke. Qeveria duhet t’i kryesojë dhe t’i mbrojë aktivitetet lidhur me këtë. Prandaj, aktualisht me partnerët tanë nga USAID-i punojmë në programin e dizajnuar për ta përmirësuar përgatitjen e Sigurisë Kibernetike të Infrastrukturës Kritike dhe të resurseve kyçe të Maqedonisë së Veriu”, theksoi ministri Shaqiri.   Ministri potencoi se liria e shprehjes, liria e mediave, mbrojtja e pluralizmit mediatik dhe e drejta e informimit janë më të rëndësishmet për demokracinë. Por, nga ana tjetër, ndodhin sfida të reja gjigande, siç janë përhapja e lajmeve të rrejshme. Pikërisht për këtë, siç theksoi ministri, të menduarit kritik dhe njohuritë mediatike janë mjete tepër të rëndësishme, të cilat mundemi t’i shfrytëzojmë në “luftën” kundër manipulimit me informacionet, me lajmet dhe me njoftimet e rrejshme, me dezinformatat e me mashtrimet.   Ministri Shaqiri, njëkohësisht iu referua edhe aktiviteteve të vazhdueshme në aspekt të transparencës më të lartë të institucioneve: ,,Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës e koordinon iniciativën e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, duke e përcaktuar angazhimin tonë lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm të punës së Qeverisë, në bazë të institucioneve qeveritare efikase, të hapura, transparente dhe të sigurta, të cilët bashkëpunojnë me qytetarët. Në vazhimësi, e inkurajojmë publikimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura, qëllimi final i së cilave është rritja e transparencës dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore”, theksoi ministri Shaqiri. Konferenca organizohet në sinergji me projektin “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në të cilën morrën pjesë dhe Julian Vassallo – zëvendësshef i Delegacionit të BE-së, Erik Janovski – Përfaqësues i zyrës së USAID-it në RMV, Ekspertja e lartë e e-Demokracisë nga Akademia për e-Qeverisje – Kristina Mand, si dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis – Bardhyl Jashari.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…