Takim Osmani- Donfrid

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në margjinat e takimit ministror në NATO, në Riga realizoi takim bilateral me Ndihmëssekretaren Shterërore të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroazitatike, Karen Donfrid. Në takim u bisedua për raportet bilaterale mes dy vendeve, bashkëpunimin në NATO, perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për ngjarjet aktuale politike në vend dhe rajon. “SHBA është aleati dhe partneri ynë shumëvjeçar. Si aleatë në NATO, ne tash jemi të fokusuar që t’i përforcojmë marrëdhëniet në fushën e sigurisë, mbrojtjes, funksionimit demokratik të institucioneve, luftën kundër terrorizmit global, tregun e lirë ekonomik dhe t’i zgjerojmë mundësitë për aktivitetet afariste të të dy vendeve”, theksoi Ministri. Ministri Osmani duke potencuar rolin e rëndësishëm të SHBA-së në arritjen e stabilitetit afatgjatë, demokratizimin dhe prosperitetin e vendit tonë dhe rajonit u falënderua për mbështetjen e fortë në vazhdimësi nga SHBA-ja, për realizimin e aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkëbiseduesit i çmuan raportet bilaterale mes dy vendeve, si jashtëzakonisht të ngushta, të bazuara në partneritetin dhe bashkëpunimin strategjik, dhe u dakorduan që periudhën në vijim me përkushtim të punojnë në avancimin e mëtutjeshëm të dialogut dhe bashkëpunimin në fushat e interesit të ndërsjellë.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…