Ministri Shaqiri prezanton buxhetin e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë për vitin 2022

 “Propozim-Buxheti i  Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2022 shënon vlerën prej 1.323.684.000  denarë (një miliardë e treqind e njëzet e tre milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë denarë) që nënkupton se kemi rritje të disa pikave të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar”, tha ministri Jeton Shaqiri në konferencën për shtyp sot. Ndër të tjera, ministri Shaqiri tha se buxheti i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratës ndahet në 3 pjesë: 1.     Pjesa e parë dhe me vlerë më të lartë e këtyre mjeteve, përkatësisht 900.000.000 denarë (nëntëqind milion denarë) ndahen për financimin e Radiotelevizionit nacional, Radiodifuzionit nacional dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale. 2.     Shtylla e dytë në buxhetin e MSHIA-së është buxheti i MARnet-it, e cila shënon vlerën prej 15.254.000 denarë (pesëmbëdhjetë milion e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë denarë). Me ndarjen e mjeteve të buxhetit vazhdojmë të investojmë në ndërlidhjen e universiteteve dhe të të gjitha institucioneve të tjera arsimore dhe hulumtuese në rrjetin e MARnet-it, i cili do të kontribuojë drejt realizimit të qëllimeve lidhur me rritjen e nevojave me shfrytëzimin e shërbimeve të broadbandit dhe promovimin e tyre, si dhe reduktimin e hapësirës digjitale. 3.     Pjesa tjetër e Propozim-Buxhetit për vitin 2022, përkatësisht shtylla e tretë e buxhetit shënon vlerën prej 277.532.000 denarë (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë denarë), pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë parashikuar për digjitalizimin e shërbimeve, qasje më efikase, më e shpjetë dhe më e lehtë për qytetarët dhe për bizneset.   “Transparenca dhe puna e hapur, si dhe konsultimi i rregullt me qytetarët janë bazë e krijimit të politikave dhe e marrjes së vendimeve, të cilat janë në interes të qytetarëve. Falenderoj edhe Ministrinë e financave dhe Qeverinë për ndjeshmërinë në këtë drejtim dhe jam i bindur që viti 2022 do të jetë vit i shumë sukseseve jo vetëm për MSHIA-në por edhe për çdo qytetar”, përfundoi prezantimin e tij Shaqiri.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…