Nuredini: Kompanitë spanjolle të gatshme të ndihmojnë në menaxhimin e ujërave në rajonin Ohër-Strugë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Spanjës, shkelqësinë e tij Jose Luis Lozano Garcia ku biseduan për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujërave. Menaxhimi i ujërave të zeza në rajonin e Ohrit-Strugës, është interesi kryesor i kompanive spanjolle, të cilat tashmë kanë dorëzuar një koncept të projektit deri në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Spanjës. Në takim u prezantua në detaje projekti, i cili tashmë është në fazën e vlerësimit nga institucionet spanjolle. Ministri Nuredini theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka qasje transparente në menaxhimin e ujërave të zeza në rajonin Ohër-Strugë dhe shprehu mirënjohje për interesin për bashkëpunimin dypalësh në këtë fushë, përmes një qasjeje të integruar dhe menaxhimit të qëndrueshëm të kapaciteteve, me qëllim ruajtjen e vlerave natyrore të rajonit dhe për të mundësuar një ekonomi qarkore funksionale. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…