Shaqiri: Ministria е Shoqërisë Informatike dhe Administratës është subjekti kryesor në krijimin e politikave të e-Qeverisjes dhe u paraprin përpjekjeve të transformimit digjital të shoqërisë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës, z. Jeton Shaqiri ishte pjesë e punëtorisë “Transformimi digjital, të dhënat dhe inteligjenca artificiale në Ballkanin Perëndimor”, qëllimet e organizimit të së cilës janë të investigojë ndikimin e teknologjive digjitale, të dhënave dhe inteligjencës artificiale në shoqërinë tonë.   Në fjalimin e tij, Shaqiri tha: ,,Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është subjekti kryesor në krijimin e politikave të e-Qeverisjes dhe u paraprin përpjekjeve të transformimit digjital të shoqërisë, në përputhje me direktivat dhe politikat e BE-së. Platforma e interoperabilitetit, Regjistri qendror i popullsisë dhe Portali Kombëtar i Shërbimeve Elektronike janë disa arritje tejet të rëndësishme”.   “MSHIA-ja sapo ka përfunduar me procesin e konsultimit me të gjitha palët e interesuara dhe ka marrë komente rreth Strategjisë Nacionale të TIK-ut, e cila është në fazën e adaptimit. Me këtë, të gjitha palët e interesuara do të mund të punojnë në mënyrë koherente në ‘udhërrëfyesin e digjitalizimit’, me hapa dhe me plan aksionar koherent”, tha mes tjerash, Shaqiri.   Ministri Shaqiri shtoi: ,,Gjatë këtij viti që po lëmë pas, kemi arritur rezultate të shumta në këtë drejtim, siç është rritja e numrit të shërbimeve elektronike, 40 shërbime, në Portalin Kombëtar të Shërbimeve Elektronike dhe 136 shërbime të tjera janë në proces zhvillimi. Fokusi në vitin 2022 do të jetë digjitalizimi i sa më tepër shërbimeve në bujqësi. Aktualisht, 20 institucione po përdorin Sistemin për Menaxhim të Dokumenteve, ndërsa pritet që në këtë sistem të integrohen edhe 200 institucione të tjera, në mënyrë që administrata jonë shtetërore të funksionojë krejtësisht pa letra.   Shpresoj se kjo punëtori të jetë e dobishme për të gjithë pjesëmarrësit. Bashkërisht dhe me punë koherente vendi ynë do të hapërojë përpara dhe standardi ynë i jetesës do të përmirësohet”, përmbylli fjalimin e tij, ministri Shaqiri.  

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.  Kryetari…

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …